Shënon Ahmedi në përmbledhjen e tij të haditheve, në kapitullin mbi asketizmin, që Allahu i lartësuar thotë:
“Sa e çuditshme është çështja jote, o biri i Ademit, Unë të krijova kurse ti i adhuron të tjerët, Unë të furnizova kurse ti i falënderon të tjerët, Unë të mbuloj me mirësi edhe pse nuk jam i nevojshëm për ty, ndërsa ti më urren me mosbindje edhe pse je ji nevojshëm për Mua, bamirësia Ime të ka zbritur, ndërsa mëkati yt më është ngritur lartë!!!”
Përmenden në biografinë e Isait (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), që i ka shëruar tridhjetë të sëmurë, që shëroi të verbër të shumtë dhe pastaj njerëzit u kthyen kundër tij armiq.