Do të rrëfejmë diç për një dijetar të madh të quajtur Ebu Rejhan el-Bejruni. Ai ka jetuar 78 vjet dhe tërë jetën ia kushtoi kërkimit të diturisë. Shkruante libra dhe jepte përgjigje të shumta, si për pyetje të thjeshta, ashtu edhe për ato të ndërlikuara në disiplina të shumta shkencore, ndonëse më i njohur ishte për matematikë. Rrëfehet se dora e tij nuk e lëshonte dot penën, pos në situata kur i mungonte diç shumë e nevojshme për jetë, si ushqimi, por edhe këtë e bënte rrallë dhe në momente vërtet të domosdoshme. Gjithashtu, edhe shikimi i tij nuk largohej asnjëherë nga libri, kurse zemrën e kishte përplot ide të cilat dëshironte t’i realizonte. Fytyra i zbehej tërësisht kur nuk mund të gjente përgjigje për ndonjë pyetje, kurse trupi i tkurrej nga kërkimi i vazhdueshëm i zgjidhjes së një problemi të caktuar dhe qëndrimi i vazhdueshëm brenda në shtëpi.
Ja një skicë nga jeta e tij, të cilën e transmeton bashkëkohësi i tij, eksperti i fikhut Ebu Hasen Ali ibën Isa, i cili deklaron: "Shkova te miku im Ebu Rejhani, kur ai ndodhej në shtratin e vdekjes; mezi merrte frymë dhe shpesh gjëmonte, zemra sikur i kishte ardhur në fyt. Në kot momente të rënda, me zë të ngjizur, më pyeti: 'sa e gabuar ka qenë ajo përqindja e trashëgimisë së gjyshes?' (Siç dihet, Bejruni e kishte studiuar çështjen e të drejtës së trashëgimisë dhe se në këtë fushë ka dhënë një kontribut të paharrueshëm. Kjo çështje është e lidhur me këtë problematikë - përkth.).
‘Përse pikërisht tani', ia ktheva me keqardhje.
Ai u përgjigj: 'A nuk është më mirë që nga kjo botë ta di zgjidhjen e këtij problemi, se ta braktisë atë si i paditur?' Pastaj biseduam lidhur me këtë, edhe ai, si zakonisht, arriti përfundimin e duhur. Kur dola nga shtëpia e tij, dëgjova një dënesje të thellë dhe e kuptova se kishte ndërruar jetë."
Omer el-Faruku në voltën e vdekjes, gjersa akoma po derdhte gjak, i kishte pyetur sahabët: “A e fala mirë namazin?”
Sead ibën Rebia po vdiste në Uhud dhe po i zihej fryma nga gjaku i vet, por nuk çante kokën e as që ia vinte veshin, por pyeste ku dhe si është i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Këto janë majat e besimit, të trimërisë dhe të besnikërisë.