Doktoresha Aleksis Karol, laureat i çmimit Nobel për mjekësi, deklaron: "Punëtorët të cilët nuk dinë si t’i kundërvihen shqetësimit dhe stresit vdesin shumë herët."
Konsideroj se gjithçka zhvillohet me përcaktimin dhe dispozitat e Allahut, por në këto fjalë vërehet një porosi e rëndësishme, e ajo është që stresi dhe shqetësimi me siguri e shkatërrojnë trupin.
“Stresi shkakton, gjithashtu, të thatin.”
Doktori Xhozef F. Montagio, shkrimtar i librit "Problemet nervore", në veprën e përmendur pohon: "Njeriu nuk e fiton të thatin për shkak të ushqimit që e ha, por për shkak të asaj çka e ha atë!!"
Madje edhe Mutenebi deklaron:
Brenga njeriun e thyen dhe e bën të lodhur,
të riun e bën të thinjur dhe e flakë në skëterrë.
Sipas revistës "Life", në vendin e dhjetë të sëmundjeve vdekjeprurëse ndodhet pikërisht i thati.
Shih disa fakte në lidhje me dëshpërimin
I lexova disa pjesë të librit "Elimino stresin dhe nisu drejt diçkaje më të mirë", të doktor Eduard Podolski. Tani do t’i transmetoj vetëm disa tituj nga ky libër, që duke u bazuar në të t’i shtrosh vetes disa pyetje.
- Çfarë probleme shkakton stresi në zemër?
- Stresi ngritë shtypjen e gjakut.
- Stresi është gjithashtu, shkaktar i reumatizmit.
- Zvogëloi brengat tua për shkak të lukthit.
- Si ndikon stresi në fenomenin e etheve.
- Stresi dhe gjëndra tiroide.
- Diabeti dhe stresi.
Doktori Karl Maninger, specialist për psikologji, në librin e tij "Njeriu kundër shpirtit të vet" pohon: "Doktor Maningeri nuk do t’u ofrojë ndonjë rregull që do t’u ndihmojë si të mbroheni nga stresi, por një raport tmerrues se si shkatërrohen trupat tanë për shkak të stresit, lakmisë, brengave dhe frikës."
Një ilaç i përsosur kundër stresit dhe shqetësimit, e për zemër të pabrenga, fshihet në ajetin ku Allahu thotë: "...dhe ata që ua falin njerëzve."
Kjo këshillë universale do t’na ndihmojë të qetësohemi, lumturohemi, si dhe të kemi kokën e gjoksin e pastër.
Prefekti i qytetit francez Bordo, njëkohësisht edhe filozof i njohur, Monten duke iu drejtuar qytetarëve të vet u kishte thënë: "Do të doja që t’i largoj me dorë problemet tuaja, por për këtë në shpirt nuk kam kurrfarë vizioni."
Çka e shkakton stresin, lakminë dhe brengat?
Doktor Rasel Sisel nga Universiteti "Kornel", dega e mjekësisë, thekson katër shkaqet më të përhapura për rrënimin e trupit dhe organeve të tij. Ato janë:
1. Prishja e martesës;
2. Vështirësitë materiale dhe pikëllimi;
3. Vetmia dhe stresi; dhe
4. Urrejtja dhe lakmia;
Në fjalimin e tij në Shoqatën e stomatologëve amerikanë, doktor Vilhem Majk Gojngel deklaron: "Ndjenjat negative si frika dhe stresi mund të shkaktojnë shpërbërjen e kalciumit në trup e që automatikisht shkakton rënien e dhëmbëve."
Kryej punë me qetësi
Dejl Karnegi deklaron: "Zezakët që jetojnë në viset jugore dhe kinezët rrallë sëmuren nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga stresi dhe shqetësimet, ngase punët e tyre i kryejnë në mënyrë tejet qetë."
Më tej, ai shton: "Numri i amerikanëve që kryejnë vetëvrasje është shumë më i madh se numri i personave që vdesin nga ndonjëra prej pesë sëmundjeve vdekjeprurëse."
Ky fakt është aq shokant sa na duket që nuk është e vërtetë.
Ki mendime të bukura për Zotin tënd
Viliam Xhejms deklaron: "Zoti do të na falë gabimet dhe mëkatet, por sistemi ynë nervor këtë nuk do ta bëjë kurrë!"
Ibën Veziri në librin e tij El-Avasim vel-Kavasim deklaron: "Shpresa për mëshirën e Allahut hap dyert e shpresës së njeriut, e forcon në bindje dhe e bën më të zellshëm në kryerjen e nafileve në mënyrë që të garojë për mirësi."
Këtë gjithashtu e konsideroj shumë të drejtë ngase disa shpirtra mund të përmirësohen vetëm duke kujtuar mëshirën e Allahut, faljen e Tij të mëkateve, bujarinë dhe mirësinë e pafund të Tij. Pas kësaj njerëzit pendohen, përpiqen dhe këmbëngulin në adhurim.
Të dorëzuarit imagjinatës
Tomas Edison deklaron: "Nuk ekziston një vend në të cilin njeriu mund të ik kur e kaplojnë mendimet."
Jam i mendimit që ky pohim është i saktë ngase këtë e konfirmon përvoja. Njeriu i shfrytëzon mendimet dhe idetë e veta gjersa lexon e shkruan, por mënyra më e mirë e të përsiaturit arrihet përmes punës serioze, të dobishme dhe të frytshme. Nga ana tjetër, njerëzit të cilët i dorëzohen kotësisë dhe humbjes, merren me ëndërrime të ndryshme, mendime të prapa dhe frikë.