Dije që shumë njerëz të përmendin në lutjet e tyre dhe të lavdërojnë për shkak të mirësisë që u ke bërë. Falënderimi për mirësi është jetë e re, ngase vepra e mirë është fëmijë që jeton shumë, trashëgim i madh dhe amanet i bekuar.
Duke lavdëruar njeriun fisnik, poeti ka deklaruar:
Njerëzit të cilët afrohen me fisnikëri,
mund të gjenden vetëm nëpër libra.
Kur vjen dimri, ti je dielli,
ndërsa je hije kur vera të djeg.
U bën mirë të gjithë njerëzve,
sepse ti je hero plot virtyte.
Kur terri t’na rrethojë, ti je dritë,
shpëtim është pamja jote e ndritur,
Emri yt gjithnjë na gëzon,
kurrë nuk na mërziten kujtimet për ty.
Mirënjohja jonë nga frika do të jetë mburojë,
gjithmonë do të mbrojmë nga armiku frikacak.