"Nëse dëshironi t‘i përgjigjeni padrejtësisë, atëherë bëjeni këtë vetëm në atë masë sa u është shkaktuar; por nëse përmbaheni, kjo është vërtetë më mirë për durimtarët. Bëhu durimtar! Por, durimtar mund të jesh vetëm më ndihmën e Allahut. Dhe mos u dëshpëro për ta dhe mos të vijë rëndë për shkak të shpifjeve të tyre."[1]
"Dhe e sollën këmishën e tij të përgjakur me gjak të rremë. Në shpirtrat tuaj ka lindur një ide e keqe, tha ai, si dhe unë nuk do të ankohem, unë kërkoj ndihmë nga Allahu kundër kësaj që deklaroni."[2]
"Andaj ti bëj durim pa u ankuar."[3]
"Dhe ata që durojnë për ta arritur simpatinë e Zotit të vet dhe të cilët e kryejnë namazin, si dhe të cilët nga ajo që ne u japim japin edhe haptas edhe fshehtas, si dhe të cilët të keqen e kthejnë me të mirë – ata i pret vendbanimi më i mirë, kopshtet e Adnit në të cilat do të hynë ata, edhe prindërit e tyre edhe gratë e tyre edhe fëmijët e tyre – ata që kanë qenë të pastër – edhe engjëjt u hynë në çdo derë duke u thënë: Paqja qoftë me ju, ngase jeni përmbajtur, e sa i bukur është vendqëndrimi i tyre!"[4]
"O biri im, kryeje namazin dhe kërko që të kryhen vepra të mira, e largo nga ato të këqija dhe ji i përmbajtur ndaj asaj që të vjen – është detyrë të veprohet kështu."[5]
"O besimtarë, jini të përmbajtur dhe të fortë, ruani në kufi dhe kini frikë nga Allahu, për ta arritur atë që dëshironi."[6]
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë: “Durimi na ka mësuar çka është jeta e mirë.”
Besimtarët e sinqertë në kohëra të vështira përdorin tri aftësi, e ato janë: durimi, lutja dhe pritja e shpëtimit.
Poeti ka deklaruar:
Të gjithë do ta pimë kupën e vdekjes,
por besimtarët do të jenë më të durueshëm.
Në një hadith autentik thuhet:
“Askush nuk përmbahet si Allahu i Madhërishëm kur dëgjon fyerje si fjalët e njerëzve se ka bashkëshorte ose se ka fëmijë, kurse Ai u jep shëndet dhe furnizim.”
Pastaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Allahu e ka mëshiruar Musain, (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i cili ka qenë në sprova edhe më të rënda, por është përmbajtur.”
Të gjithë njerëzit drejt famës shkojnë,
por motive të ndryshme i udhëzojnë.
Në shoqëri të saj nuk do të qëndrojnë të dobët,
por ata që për të janë përmbajtur e të djegur.
Mos pandeh se fama është hurme që e han me shije,
është shteg me gjemba që duhet kaluar.
Gjërat e larta në jetë nuk mund t’i arrijmë me ëndrra dhe fantazira, por me vendosmëri dhe me guxim.