Çdo popull e ka fundin e vet dhe kur të vijë fundi i tij, nuk do të munden as për një moment as ta shtyjnë e as ta shpejtojnë."[1]
Ky ajet ka të bëjë më shumë me frikacakët ngase ata vdesin disa herë para vdekjes së vërtetë. Për këtë arsye, le ta dinë se ekziston një afat i caktuar dhe se vdekjen nuk do të mund ta shtyjnë e as ta shpejtojnë. Këtë nuk ka mundur ta bëjë kurrë asnjë njeri. Nga ana tjetër, ky fakt sjell qetësi dhe prehje për besimtarët e vërtetë.
Fatkeqësia e të gjitha fatkeqësive është të lidhesh me dikë tjetër pos Allahut.
"Vuajtjet e vdekjes vërtet do të arrijnë – kjo është diç prej çka nuk mund të ikësh dot."[2]
Dhehebiu, në vëllimin e 23, ka shkruar biografinë e famshme të dijetarëve, kalifëve, mbretërve, princërve, vezirëve, dinjitarëve, të pasurve dhe poetëve me titull Sijer Alam en-Nubela. Duke lexuar këtë libër mund të kuptojmë dy dobi të rëndësishme:
1. Secili që është lidhur për diçka tjetër pos Allahut, qofshin para, pasuri, famë, pasardhës ose diçka tjetër, Allahu do ta lerë në këtë. E pastaj, për këtë do të fillojnë vuajtja, vështirësitë dhe telashet e tij.
"Ata do t’i largojnë nga Rruga e drejtë, kurse njerëzit do të pandehin se ndodhen në Rrugë të drejtë."[3]
Faraoni ishte lidhur për pozitë, Karuni për para, Umeje ibën Halefi për tregti e familje.
"Mua ma lerë atë që e kam bërë përjashtim."[4]
Ebu Xhehli i ishte dorëzuar famës, Ebu Lehebi prejardhjes, Ebu Muslimi sundimit, Mutenebi famës, Haxhaxhi krenarisë dhe mendjelartësisë, kurse Ibën el-Furati pozitave në administratën shtetërore;
2. Kush i dorëzohet Allahut, lidhet për Të, tek Ai sheh tërë madhështinë dhe duke punuar për Të, ia afrohet Atij, Allahu e bën të njohur, të famshëm dhe të fuqishëm, dhe jo pozita apo prejardhja, paratë, pasuria dhe familja. Mendo vetëm për Bilallin dhe ezanin e tij, Selmanin dhe brengën për ahiret, Suhejbin dhe sakrificës së tij, Ataut dhe diturisë së tij.
"Pastaj Allahu zbriti mbështetjen e Vet mbi të dhe e ndihmoi me ushtrinë të cilën ju nuk mund ta shihnit dhe bëri që fjala ë jobesimtarëve të jetë e poshtmja, ndërsa fjala e Allahut, ajo është e larta. Allahu është i gjithëfuqishëm dhe i urtë."[5]