Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuar
Aid el Karni
Ata që dëshirojnë ta shpejtojnë furnizimin e tyre, ta kalojnë kohën dhe të cilët shqetësohen për shkak të mosrealizimit të dëshirave të tyre janë si ata të cilët e kalojnë imamin në namaz, ndërsa e din që kjo nuk është e drejtë. Furnizimi dhe çdo gjë tjetër është përcaktuar dhe destinuar qysh pesëdhjetë mijë viteve para krijimit.
"Atë që Allahu e ka përcaktuar ? do të ndodhë; andaj mos e shpejtoni këtë! Madhëruar qoftë Ai dhe lart qoftë nga ata që ia konsiderojnë Atij të barabartë!"
"Nëse Allahu të jep ndonjë vështirësi, askush, pos Atij, nuk mund të largojë, e nëse ta dëshiron ndonjë të mirë, sërish, askush s?mund ta pengojë të mirën e Tij; Ai me të e shpërblen atë që dëshiron prej robërve të Tij; Ai falë dhe është i mëshirshëm."
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), e recitonte vazhdimisht lutjen: ?O Zot, kërkoj mbështetjen tënde nga vendosmëria e mëkatarëve dhe përtacia e besimtarëve.?
Kam përsiatur gjatë për këtë lutje të Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe e kuptova se ajo është shumë e vërtetë dhe domethënëse.
Në të vërtetë, nëse shikojmë historinë, do të shohim se sa shpesh kanë qenë të vendosur, efikas dhe ambiciozë armiqtë e Allahut. Nga ana tjetër, është shumë e çuditshme që muslimanët shpesh herë kanë qenë të painteresuar, indolentë, përtacë dhe të rëndë. Pikërisht për këtë flet kjo dua edukative e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të).