Njerëzit në jetë shpesh i nënshtrohen sulmeve dhe kritikave të paarsyeshme. Kjo do të ndodhë edhe ty. Por, nëse falë dhe nuk ua vë veshin veprës së keqe, do të fitosh respekt të vërtetë në dynja, ndërsa famë në ahiret.
"Padrejtësia mund të kthehet me masë të njëjtë, por atë që falë dhe pajtohet, Allahu do ta shpërblejë; Ai, vërtet, nuk i do ata që bëjnë padrejtësi. Nuk do të përgjigjet ai i cili i përgjigjet me masë të njëjtë për padrejtësinë e përjetuar, por do të përgjigjen ata të cilët i shtypin njerëzit dhe pa kurrfarë baze shkaktojnë rrëmujë në Tokë; ata i pret një vuajtje e dhembshme. Të përmbahesh me durim dhe të falësh – kështu duhet të veprojë çdo njeri me mend."[1]
Shekspiri ka deklaruar: "Mos e shpupurish zjarrin e urrejtjes ndaj armikut tej mase, që të mos digjesh vetë në të."
Falja syve që nuk e kanë dritën e Allahut,
të mos hidhërojë zemërimi i tyre e as brenga.
Salim ibën Abdullah ibën Omeri, i cili ishte një prej dijetarëve të gjeneratës së tabiinëve, se kush i kishte thënë: "Ti je njeri i keq."
"Më njeh vetëm ti", ia ktheu Salimi.
Një shkrimtar amerikan ka deklaruar: "Mund të më torturoni, të m’i thyeni eshtrat, por unë nuk do t’ua kthej asnjë fjalë."
Dikush Ebu Bekrit i kishte thënë: “Do të shaj ashtu që kjo sharje do të shoqërojë edhe në varr.”
“Jo, ajo do të shoqërojë pikërisht ty”, iu përgjigj Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të).
Një njeri Amër ibën Asit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i kishte thënë: “Të betohem se do të luftoj ashpër kundër teje.”
“I ke qitur punë vetes.”, u përgjigj qetas Amri.
Gjenerali Ajzenhauer ka deklaruar: "Mos lejoni të shpenzojmë as një minutë për njerëzit që nuk na pëlqejnë."
Mushkonja bletën e kishte pyetur: "A do të më lejosh të fluturoj mbi ty dhe nuk do të ngacmoj?"
Bleta iu përgjigj: "Nuk të ndjeva kur re mbi mua, mos pandeh se do të ndjejë gjatë fluturimit?"
Hatimi ka deklaruar:
Njeriut fisnik ia falë nga mirësia,
e sharjet e lakmitarit i falë nga fisnikëria.
Ja tani disa këshilla të mrekullueshme nga burimi i pashtershëm i së vërtetës:
"Kurse ai që pendohet dhe kryen vepra të mira, ai, vërtet, i është kthyer sinqerisht Allahut; dhe ata të cilët nuk dëshmojnë rrejshëm, edhe të cilët, duke kaluar pranë që nuk u intereson, kalojën me dinjitet, edhe ata të cilët, kur paralajmërohen me dëshmitë e Zotit të vet, nuk qëndrojnë as të shurdhër e as të verbër; edhe ata të cilët deklarojnë: Zoti ynë, na dhuro te gratë tona edhe fëmijët tanë gëzim dhe bën që të na marrin shembull të ndershmit! – për atë që kanë përjetuar, ata do të shpërblehen me dhoma të xhenetit dhe në to do të priten me përshëndetje e bekim, në to do të qëndrojnë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vend i mrekullueshëm është ai! Thuaj: Allahu ju kushton vëmendje vetëm për shkak të lutjes suaj, por pasi që ju mohuat, domosdo ju prej ndëshkimi.'"[2]
Konfuçie ka thënë: "Njeriu i zemëruar është gjithnjë plot helm."
Në një hadith i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), disa herë paralajmëron: “Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro!”
Në një rast tjetër i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka deklaruar: “Zemërimi është prush nga zjarri.”
Shejtani është më i fortë se njeriu në tri raste: në rastin e zemërimit, në çastin kur i dorëzohet epsheve dhe në momentin kur është i pakujdesshëm.