Në fund të gjithë e pranojnë
Aid el Karni
Saharov, dijetar i shquar rus, ishte deportuar në Siberi ngase kundërshtoi idenë e ateizmit dhe mosbesimit. Ai deklaronte se ekziston një fuqi e madhe e cila ndikon në këtë botë. Kjo ishte në kundërshtim me ideologjinë komuniste, e cila e pranonte vetëm materien. Krejt kjo nënkupton që shpirti natyrshëm e kërkon Allahun.
"Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S?ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Ateisti nuk do të ketë sukses në asnjë botë ngase është në kundërshtim me natyrën, vret ndjenjën e vet dhe e kundërshton ligjin e Allahut.
Në institutin për Mendimin Islam në Uashington e kam takuar një profesor musliman dy vjet para shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, gjegjësisht rënien e komunizmit. Ai më pat cituar ajetin vijues.
"Dhe (nga e dini) që Ne, emrat e tyre dhe sytë e tyre nuk do t?i mbyllim, e nuk do të besojnë siç nuk kanë besuar edhe më parë, e se nuk do t?i lëmë të sorollaten të humbur në paudhësinë e vet?"
Pastaj deklaroi edhe se pa dyshim do të përmbushen ajetet vijuese:
"Edhe ata para tyre sajonin intriga, andaj Allahu e rrënoi me themel godinën e tyre, e kulmi ra mbi ta ? dënimi u erdhi nga s?e kishin pritur." ;
"Porse ata u bënë mosmirënjohës, andaj dërguam kundër tyre përmbytjen, të krijuar nga thyerja e pendëve dhe i zëvendësuam kopshtet e tyre me kopshte të tjera me fryte të hidhura edhe tamariskë dhe pak groshës të egër." ;
"Dhe të gjithë i ndëshkuam sipas mëkateve të tyre: dërguam kundër tyre një erë plot me rërë, kurse disa i shkatërruam me një zë të tmerrshëm; disa i mbuluam me dhe, e disa i përmbytëm. Allahu nuk u bëri të padrejtë, por ata i shkaktuan padrejtësi vetvetes."
"Pastaj dënimin do ta zëvendësojmë me mirëqenie, gjersa të mos shumohen dhe të deklarojnë: Edhe të parët tanë kanë pasur edhe gëzime edhe vuajtje! ? dhe atëherë, pa e vërejtur fare, befas do t?i dënojmë."