Më kishte mahnitur rrëfimi për një njeri të palëvizshëm nga i cili kishin hequr dorë të gjithë mjekët duke deklaruar se në këtë gjendje do të mbetej për gjithë jetën. Njeriu i gjorë kishte kaluar me vite të tëra i vetëm në shtëpi. Ngadalë dëshpërimi dhe mërzia nisën t’i depërtonin në zemër dhe e priste vdekjen. Mirëpo, një ditë, kur të gjithë të tijit shkuan në qytet, në shtëpi u fut një akrep. Pasi që ishte vetëm, nuk arrinte të kapte asgjë për t’u mbrojtur, as të mbështetej në diç për të ikur nga kjo shtazë e rrezikshme.
Akrepi së shpejti iu afrua dhe e kafshoi, madje disa herë. Ndonëse priste dhembje vdekjeprurëse, ai ndjeu se si filloi t’i rridhte gjaku në këmbë. U ndje sërish i gjallë dhe vital dhe përfundimisht u ngrit në këmbë, nisi të ecte nëpër dhomë dhe hapi derën e shtëpisë. Kur u kthyen në shtëpi familjarët e tij, nuk mund t’u besonin syve.
Madhëruar qoftë Ai, i Cili shëron njerëzit në mënyra të ndryshme!
Kur këtë ia tregova disa mjekëve, deklaruan se është tejet e mundur, ngase akrepi posedon helme shumë të dobishme që shërojnë gjymtyrët e palëvizshme dhe të paralizuara.
Vetëm Lavdiploti mund të japë ilaç për secilin dhe në mënyrë më të ndryshme!