Perkushtoju punes se dobishme
Aid el Karni
Armiqtë më të mëdhenj të Islamit, si Velid ibën Mugire, Umej ibën Halef dhe el-As ibën Vail, kanë investuar shumë pasuri në luftë kundër të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe të vërtetës.
"Ata të cilët nuk besojnë, shpenzojnë pasuritë e veta për të larguar nga rruga e Allahut. Ata, me siguri, do t?i shpenzojnë e pastaj, për shkak të kësaj, do të pikëllohen dhe në fund do të mposhten. Kurse ata që nuk besojnë ? do të flaken në Xhehenem."
Por, shumë muslimanë ishin koprracë kur bëhej fjalë për shpenzim në rrugën e Allahut dhe për veprime të mira në dobi të fesë.
"Ju ftoheni të shpenzoni për në rrugën e Allahut, por, disa prej jush janë koprracë, - e kush është koprrac është koprrac në dëm të vetin, ngase Allahu është i pasur, kurse ju jeni të varfër. ? E nëse ktheni kokën, Ai do t?u zëvendësojë me një popull tjetër, të cilët mandej nuk do të jenë si ju. "
Këto ajete flasin pikërisht për qëndrueshmërinë e mëkatarëve dhe përtacinë e besimtarëve.
Vetëm shikoni se si çifutja Golda Majer e përshkruan vendosmërinë e saj me Ben Gurionin në rrugën e mashtrimit dhe të keqes, gjegjësisht në themelimin e shtetit të Izraelit. Thekson se kishte punuar shumë, nga 16 orë në ditë pa pushuar, në realizimin e projektit të tyre jetësor. Secili që dëshiron të kuptojë çka është vendosmëria e vërtetë duhet ta lexojë librin e saj të memoareve.
Nga ana tjetër, shikoj me mijëra muslimanë që nuk punojnë as një orë të plotë, por vetëm rrinë, hanë, pinë, flenë në gjumë dhe argëtohen.
"O besimtarë, përse disa prej jush hezituat kur ju ishte kërkuar: Nisuni në luftë në rrugën e Allahut! Sikur të ishit ngulitur në tokë? Mos është më e dashur jeta në këtë botë se bota tjetër? Kurse kënaqësia në këtë të botë, në krahasim me atë në botën tjetër, është një hiç."
Vetëm shikoni Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka punuar pa pushim ? ditë e natë. Një herë e kishin pyetur: ?Ani, a flenë ti ndopak, o Omer??
?Po të flija natën, do të shkatërrohej shpirti. Kurse po të fle ditën do të shkatërrohej komuniteti im.?, u përgjigj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të).
Janë të mrekullueshme përshkrimet e njerëzve, të cilët kanë qenë hiperaktivë dhe kanë punuar pa pushim, haptas dhe fshehtas, individualisht dhe në ekip. Ata fluturonin prej një qyteti në tjetrin, prej një shteti në tjetrin, organizonin pa ndërpre kongrese, seminare dhe ligjërata, siç është shembulli i Moshe Dajan, që tregon kujtimet e tija në librin ?Shpata dhe fuqia?...
Pas krejt kësaj, thash: "Zoti im, çfarë mundi, e krejt kjo në rrugë të gabuar, e sa indolencë nga muslimanët. Pikërisht kjo është vendosmëria e mëkatarëve dhe përtacia e besimtarëve."
Kalifi Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), luftonte shumë kundër papunësisë, përtacisë dhe mëkatit. Ai i kishte dëbuar të rinjtë që jetonin në mesxhide duke i shqelmuar dhe duke u thënë: ?Dilni dhe kërkoni ushqim për vete ngase ari dhe argjendi nuk pikin nga qielli.?
Me kohën e lirë vijnë përtacia, vesveset e ndryshme, mëkatet, brengat, çrregullimet mendore dhe sëmundjet e shpirtit. Puna sjell aktivitet, gëzim, lumturi dhe prehje. Nëse të gjithë i qasemi punëve tona në jetë dhe fillojmë të punojmë me zell, do të pushojnë të gjitha brengat, dhembjet dhe vështirësitë tona. Vetëm me punë mund të hapim shumë shoqata të ndryshme bamirësie, organizata dhe qendra për përmirësimin e gjendjes së rëndë.
"Dhe thuaj: Punoni."
"Shpërndahuni nëpër tokë."
"Garoni."
"Nxitoni!"
Të gjitha këto janë fjalë të urta dhe këshilla Kuranore.
Është i njohur edhe hadithi në të cilin i Dërguari ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), na tregon që Davudi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka ngrënë vetëm nga ajo që ka fituar vetë.
Rashidi, një autor arab ka shkruar librin ?Rregullimi i jetës?, në të cilën shumë mirë dhe gjerësisht e ka përshkruar se si duhet të kryhen rolet individuale në jetë. Shumë njerëz, ndonëse janë të gjallë, duken si të vdekur. Ata nuk e kuptojnë sekretin e jetës dhe nuk punojnë asgjë për të ardhmen e vetë, e as të komunitetit.
"Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura, andaj nuk e kuptojnë!"
"Besimtarët të cilët nuk luftojnë ? pos atyre që nuk janë të aftë për luftë ? nuk janë njësoj si ata të cilët luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Ata të cilët do të luftojnë duke shpenzuar pasurinë dhe jetën e vet Allahu do t?i dallojë me një shkallë mbi ata që nuk do të luftojnë, si dhe Ai të gjithëve u premton shpërblim të bukur. Allahu, luftëtarëve dhe jo atyre që nuk luftojnë, do t?u jep shpërblim të madh."
Gruaja e zezë e cila shërbente në xhaminë e të Dërguarit për shkak të rolit të saj e kishte merituar Xhenetin.
"Me të vërtetë robëresha besimtarë është më e mirë se sa politeistja, edhe nëse ju pëlqen."
Djaloshi i cili e kishte ndërtuar një minber për të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte kryer rolin e vet dhe kishte fituar shpërblim të madh ngase e ka përdorur talentin e tij në përpunimin e drurit.
"Ata të cilët i përgojojnë besimtarët për shkak se japin zeqat, ndërsa i fyejnë edhe ata që mezi japin ? Allahu do t?i ndëshkojë për përgojimin e tyre dhe ata i pret një vuajtje e padurueshme."
Në vitin 1985 qeveria e SHBA u lejoi misionarëve Islamikë të futen në burgjet amerikane, ngase ishte dëshmuar se vrasësit dhe kriminelët pasi e pranonin Islamin bëheshin qytetarë shembullorë të shoqërisë amerikane.
"A mund të jetë ai që ka devijuar, e të cilit Ne i kemi dhënë jetë e dritë me ndihmën e së cilës sillet midis njerëzve, si ai i cili është në errësira, prej të cilave nuk del dot? Kurse jobesimtarëve u duket e mirë ajo që bëjnë."
Tani do të citojmë dy lutje të cilat mund të jenë shumë të dobishme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë të suksesshëm në punën e tyre dhe të bëjnë durim kur është fjala për të këqijat.
Lutja e parë: Aliu ka transmetuar nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), që ai gjatë lutjes deklaronte: ?Zoti im, më jep udhëzim dhe saktësi.?
Lutja e dytë: Husain ibën Abidi transmeton nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), lutjen vijuese: ?Zoti im, më dhuro mendje dhe më mbroj nga të këqijat e shpirtit tim.?
Shpëtimi më i mirë për njeriun, pas ndihmës
së Zotit, është përmbajtja dhe dituria e tij.
Zhytja në jetë dhe materializëm, si dhe frika nga vdekja shkakton te çdo njeri shqetësim, angështi dhe çrregullime të ndryshme psikike. Allahu i Madhërishëm kur flet për hebrenjtë, duke e përshkruar makutërinë dhe lidhjen e tyre për këtë botë, ka thënë:
"Dhe do të shohësh, me siguri, se interesohen më shumë për këtë jetë se të gjithë njerëzit tjerë, madje edhe se politeistët; çdonjëri do të dëshironte të jetojë njëmijë vjet, ndonëse edhe kjo, nëse do të jetonte kaq, nuk do ta shpëtonte nga dënimi! ? Ndërsa Allahu e sheh mirë çka bëjnë ata."
Këtu theksohen në veçanti dy gjëra. E para është adhurimi i qartë i jetës, kurse e dyta ? që këta njerëz nuk çajnë kokën çfarë është kjo jetë. Do të thotë, është me rëndësi të jetohet, qoftë edhe me jetë shumë të papëlqyer.
Huton në mënyrë të veçantë zgjedhja e shprehjes "njëmijë vjet" në ajet, ngase hebrenjtë edhe ashtu në mëngjes përshëndesin me fjalët: "Jetofsh njëmijë vjet!"
Prandaj Allahu ka theksuar që ata duan jetë të gjatë, por edhe nëse e jetojnë, megjithatë do t?u vinte fundi. Ata do të përfundojnë në zjarr dhe vuajtje.
"Vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, edhe më poshtëruese dhe askush nuk do t?u vijë në ndihmë."
Një prej shprehjeve më të bukura që kamë dëgjuar është: "Mos u bëj merak, në emër të Allahut."
Me këtë shprehje dëshirohet të thuhet se ekziston Allahu, të Cilit duhet t?i lutemi për shpëtim dhe mbrojtje, andaj mos u poshtëro, por përkushtoju Atij.
"Ai, i Cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohet, edhe i Cili largon të këqijat dhe i Cili u bën mëkëmbës në Tokë. ? A mund të ekzistojë zot tjetër pos Allahut? Si nuk merrni mësim!"
"Ndërsa kur robërit e Mi të pyesin për mua, Unë jam sigurisht afër: i përgjigjem lutjes së lutësit kur Më lutet. Pra, ta përmbushin ata thirrjen Time edhe të besojnë tek Unë, për të qenë në Rrugë të drejtë."
Bëhu i durueshëm nëse do t`i përmbushësh nevojat tua,
ndërsa shikoje përtacin se si tek dyert kërkon strehim.