Permbahuni tri gjerave
Aid el Karni
Kam lexuar dhe studiuar shumë libra që merren me problemin e shqetësimeve dhe telasheve nga autorë bashkëkohorë, ku shumica prej tyre kanë qenë studiues, shkrimtarë, psikologë. Qofshin këto libra të botuara në Perëndim apo në Lindje, e prej tyre kuptova se të gjitha preferojnë tri gjëra si bazë për shërim nga këto çrregullime të liga, pikërisht këto tri gjëra u sjellin lumturi dhe prehje në jetën e njeriut.
Ilaçi i parë është lidhja me Zotin e Madhërishëm, kërkimi i mbështetjes te Ai, robërimi dhe bindja vetëm ndaj Tij. E ky është besimi - imani.
"Ai është Zot i qiejve dhe i Tokës si dhe i asaj çka ka midis tyre, andaj përuluni vetëm Atij dhe jini të vendosur në këtë!"
Ilaçi i dytë është shkëputja nga e kaluara. Libri i quajtur e shkuara duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë, bashkë me të këqijat, pikëllimin dhe brengat që përmban, si dhe të fillosh një jetë të re me ditë të re.
Ilaçi i tretë është i lidhur me përsiatjet tona për të ardhmen. Njeriu nuk do të duhej të brengoset për atë çka do të ndodhë nesër dhe kështu të lë anash të tashmen e vet. Jeta është vetëm një ditë.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: ?Kini kujdes nga shpresa e gjatë ngase kjo shkakton pakujdesi dhe harresë.?
"Kurse ai edhe ushtria e tij silleshin pa kurrfarë baze në Tokë dhe pandehnin se nuk do të ktheheshin te Ne."
Nuk duhet assesi t?u besohet zërave dhe alarmimeve të rremë. Duke përshkruar armiqtë e vet, Allahu thotë:
"Dhe pandehin që çdo kritikë është kundër tyre."
Njoh shumë njerëz që e kanë shkatërruar jetën e tyre duke pritur ndonjë premtim të kotë dhe zëra të rremë. Madje, ata akoma jetojnë në frikë prej kësaj, madje frikën e vet e bartin edhe te të tjerët. Në çfarë mënyre e kanë shkatërruar jetën e vet!
Njeriu i tillë është si i burgosuri në Kinë të cilin e vendosin nën pemën nga e cila i pikojnë pika uji, ndaj në pritje të pikave ai e humb arsyen.
Allahu banorët e Zjarrit i ka përshkruar në këtë mënyrë:
"Kurse jobesimtarët i pret zjarri i Xhehenemit, ata do të dënohen, e as nuk do të vdesin, e as nuk do t?u zbutet vuajtja në të, - ja kështu do ta dënojmë çdo jobesimtar."
"Ata që nuk besojnë argumentet Tona ne me siguri do t?i flakim në zjarr; kur lëkurat t?u digjen, do t?ua zëvendësojmë me lëkura të tjera që ta provojnë vuajtjen e vërtetë. Allahu është, vërtet, i Fortë dhe i Urtë."
"Të cilët në zjarr të madh do të digjen, e në të as do të vdesin e as do të jenë të gjallë."