"Ani, përse nuk shikojnë ata devetë – si janë krijuar, edhe qiellin – si është ngritur, edhe malet – si janë vendosur, edhe Tokën – sa e gjerë është?!"[1]
Ajnshtajni ka deklaruar: "Çdonjëri që shikon në gjithësi do ta kuptojë se Krijuesi i Urtë me të nuk bën lojë."
"I Cili krijon gjithçka me masë, i Cili njeriun e parë e krijoi nga argjila."[2]
"Ne nuk krijuam qiejt dhe Tokën dhe atë që është midis tyre për lojë. Ne i krijuam me një qëllim, por shumica e njerëzve nuk e dinë."[3]
"Mos keni pandehur se u kemi krijuar së koti dhe se te Ne nuk do të ktheheni?"[4]
Pra, Allahu ka krijuar dhe ka shpikur gjithçka me masë dhe me kuptim. Në kozmos mbretëron rregull, rend dhe plan i përkryer. Secili që e shikon këtë hapësirë duhet ta kuptojë se ekziston një Krijues Absolut i tërë kësaj.
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Dielli dhe Hëna lëvizin në trajektore të caktuara."[5]
"Edhe Dielli lëviz deri në kufirin e tij të caktuar, ky është përcaktimi i Fuqiplotit dhe të Gjithëdijshmit. Edhe Hënës ia kemi caktuar pozitën; dhe ai vazhdimisht lëviz si një shkop i vjetër e i lakuar palme. As Dielli s`mund ta arrijë Hënën, e as nata s`mund ta arrijë ditën, të gjithë ata lëvizin në gjithësi."[6]