Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmen
Aid el Karni
Shpirti i njeriut është i pastër nëse edhe veshjen e ka të tillë. Kjo është çështje tejet me rëndësi të cilën assesi nuk duhet harruar. Njerëzit e urtë kanë deklaruar: "Ai që ka rroba të pista, as shpirtin s?e ka të pastër."
Shumë njerëz e ndotin shpirtin e vet për shkak të papastërtisë së rrobave ose parregullsisë në jetë. Shtëpia e parregullt, zyra, dollapi, si dhe mungesa e disiplinës në planifikimin e kohës janë vetëm një pjesë e vogël e gjërave që ndikojnë në gjendjen e keqe të shpirtit. Mos harro se gjithësia bazohet në rregull dhe në harmoni.
Besimtari e ka të qartë se esenca e Islamit përkufizohet në faktin që njeriu duhet ta rregullojë jetën që nga detajet më të vogla e deri te gjërat më të rëndësishme. Gjithçka ka rrugëtimin e vet dhe:
"Në Libër nuk është lënë anash asgjë."
Në hadithin të cilin e citon Trimidhiu thuhet: ?Allahu është i pastër dhe e do pastërtinë.?
Muslimi e citon një transmetim tjetër në të cilin thuhet: ?Allahu është i bukur dhe e pëlqen bukurinë.?
Në një hadith tjetër të mirë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ?Zbukurohuni gjersa të mos bëheni si nishan i hënës në sytë e njerëzve.?
Bukuria përkufizohet në përkujdesje për pastërti dhe rregull. Buhariu citon hadithin vijues: ?Është detyrë e muslimanit që të lahet të paktën një herë në javë.?
Prandaj, të lahemi një herë në javë është ajo për çka jemi të detyruar, por dihet që disa prej pararendësve tanë janë larë çdo ditë, sikurse Othman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të).
"Ja uji i freskët për larje dhe pirje!"
Në pastërti hyjnë shkurtimi i mustaqeve edhe lëshimi i mjekrës, prerja e thonjve, heqja e qimeve nga vendet e turpit, përdorimi i misvakut, përdorimi i aromave, larja e dhëmbëve, pastrimi i rrobave. Krejt kjo ndikon në zgjerimin e gjokseve dhe na sjell qetësi. Në gjithë këtë, ngjyra e bardhë ka vend të posaçëm.
?Vishni me të bardha të gjallët tuaj dhe në qefinë të bardhë mbështillni të vdekurit tuaj.?
Në përmbledhjen e Buhariut kemi një kaptinë të posaçme lidhur me bartjen rrobave të bardha. Një hadith nga kjo kaptinë thotë: ?Engjëjt vijnë në tokë me veshje të bardhë dhe me mbulesa të bardha.?
Bardhësia pasqyrohet edhe tek njeriu që ka një fletore të vogël në të cilën shënon planet, takimet, gjegjësisht menagjon kohën e vet.
"Çdo kohë ka pasur Libër!"
"Nuk ka asgjë thesaret e së cilës nuk i posedojmë, ndërsa prej kësaj Ne japim vetëm aq sa është e nevojshme."
Në një sallë kongresi ekziston një mbishkrim i madh: "Gjithësia bazohet në harmoni dhe në rregull të përkryer."
Me të vërtetë, ligjet qiellore dhe tokësore na dëshmojnë për rregull të përkryer, planifikim dhe harmoni. Allahu i Madhërishëm na ka informuar se kozmosi nuk është krijuar si lojë dhe argëtim, porse që është përcaktim i Mëshirëplotit dhe se çdo gjë lëviz në rrugën e vet.
"Dielli dhe Hëna lëvizin në rrugë të caktuara."
"Dielli lëviz deri në kufirin e tij të caktuar, ky është përcaktim i Fuqiplotit dhe i të Gjithëdijshmit. Edhe Hënës ia kemi caktuar vendin; edhe ajo lëviz vazhdimisht si një degë e lakuar e palmës. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata nuk mund ta arrijë ditën, të gjitha ashtu lëvizin në gjithësi."
"Ne bëmë ditën dhe natën si dy shenja: shenjën për natë e kemi hequr, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund të kërkoni begati nga Zoti juaj, dhe që ta dini numrin e viteve edhe që të llogaritni kohën; dhe krejt këto i kemi sqaruar hollësisht."
"Në krijimin e qiejve dhe të Tokës edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, vërtet ka shenja për ata që kanë mend, për ata që e përmendin Allahun në këmbë dhe të shtrirë, si dhe mendojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës. Zoti ynë, Ti këtë nuk e krijove më kot; madhëruar qofsh Ti dhe na ruaj nga dënimi në zjarr!"
"Ne nuk i krijuam qiejt dhe Tokën, e atë çka është midis tyre, që të argëtohemi. Sikur të donim të argëtohemi, do të argëtoheshim siç na ka hije, por Ne këtë nuk e bëjmë."
Dhe thuaj: "Punoni!"
Puna është ilaç për shumë vështirësi psikike. Të urtit e lashtë grek shkonin në fusha dhe kopshte kur dëshironin të shëronin shpirtin nga shqetësimi, anksioziteti dhe sëmundje të shuma të tjera shpirtërore. Për një kohë relativisht të shkurtër të gjitha problemet e tyre zhdukeshin.
"Ai ua ka bërë Tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që u jep Ai, Atij do t?i përgjigjeni pas ringjalljes."
"Thuaj: Përpiquni! Allahu do ta shohë mundin tuaj, por edhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët, ju do të ktheheni te Ai, i Cili e njeh edhe botën e dukshme edhe atë të padukshme, andaj do t?u informojë për atë çka keni kryer."
Punët e ndryshme fizike shpesh sjellin qetësim, lumturi dhe frymëzim në shpirt. Vetëm ndalu për një moment dhe vështro punëtorët e thjeshtë, sa njerëz të pabrenga dhe të lumtur janë. Lëvizshmëria e tyre e jashtëzakonshme e forcon turpin dhe shpirtin e tyre.
Prandaj në lutje shpesh dëgjohen fjalët: "Zoti im, mbështetem te Ti nga përtacia dhe pleqëria e shtyrë."