Katër gjëra janë tejet të rrezikshme dhe të shpijnë në shkatërrim dhe në dështim.
1. Zemërimi për shkak të përcaktimit dhe pakënaqësia me dispozitat e Allahut;
2. Kryerja e mëkatit pa pendim.
"E keqja u vjen vetëm nga ju."[1]
"Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë."[2]
3. Ndjenja e urrejtjes ndaj njerëzve, hakmarrja, lakmia dhe zilia për atë që u dha Allahu atyre nga të mirat e Tija.
"Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë të keqe. Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë besimtarëve nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë."[3]
Ndërsa i Dërguari thotë: “Nuk ka rahati për ziliqarin.”
4. Mospërmendja e Allahut.
"Kurse ai që e kthen shpinën nga Libri Im, ai do të jetojë jetë të vështirë dhe Ditën e Gjykimit do ta ringjallim të verbër."[4]