Si përsiatin të paditurit!?!
Aid el Karni
Në revistën ?Risala? kam lexuar shumë shkrime lidhur me komunistët dhe mënyrën e tyre jo të zakonshme të menduarit, të shkruar nga autori i shquar Zejati, i cili thekson se si një astronaut rus kishte deklaruar për ?Pravda?, gazetë e njohur ruse, pas kthimit nga Hëna: "Shkuam në qiell dhe atje nuk gjetëm Zot, Xhenet, Xhehenem e as engjëj."
Zejati në artikullin e tij i ishte përgjigjur në këtë mënyrë: "Po habitem shumë me ty, o torollak i pa mend!! Mos pandeh se mund ta shikosh Zotin tënd në fron, hyritë e veshura me mëndafsh duke shëtitur në Xhenet, të dëgjosh gurgullimën e burimit Kevther ose të ndjesh kundërmimin e banorëve të Xhehenemit? Nëse mendon kështu, jeta jote është vetëm mashtrim dhe pësim, për çka është shkaktare ideologjia e paarsyeshme dhe e devijuar e komunizmit. Komunizmi është ditë pas së cilës të nesërme nuk ka, tokë e cila nuk ka qiell, punë pa shpërblim dhe zell pa rezultat..."
"Mos pandeh që numri më i madh i tyre dëshiron të dëgjojë ose të përpiqet të kuptojë? Ata janë si bagëtia, madje kanë devijuar edhe më shumë nga Rruga e drejtë."
"Ne shumë njerëz e xhinë i krijuam për Xhehenem; ata kanë mendje ? por me të nuk kuptojnë, ata kanë sy ? por më ta nuk shikojnë, ata kanë veshë ? por me ta nuk dëgjojnë; ata janë si bagëtia, madje edhe më keq ? me të vërtetë janë të painteresuar."
"Si nuk e di që edhe ata në qiell e edhe ata në Tokë i përulen Allahut, e edhe Dielli, edhe hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe pemët, edhe shtazët, edhe shumë njerëz, por janë shumë që e meritojnë dënimin. E cilin e poshtëron Allahu, askush s?mund ta bëjë të respektuar; Allahu bën çka të dëshirojë."
"Kurse veprat e jobesimtarëve janë si mirazh në shkretëtirë në të cilin njeriu i etur sheh ujë, por kur të arrijë në atë vend, nuk gjen asgjë, ? por do ta kuptojë se pranë tij e pret dënimi i Allahut dhe Ai do t?i paguaj të gjitha llogaritë e tij, ngase Allahu është i shpejtë në llogaritje."
"Veprat e jobesimtarëve te Zoti i tyre janë si hiri të cilin e shpërndan puhia ditën me furtunë; nuk mund të presin kurrfarë shpërblimi për veprat që i kanë kryer, e kjo do të jetë pësim i rëndë!"
Akadi në librin e tij ?Lëvizjet e humbura? e sulmon ashpër komunizmin, i cili në botë kishte futur shumë huti, pakuptimësi dhe mosbesim. Synimi i tij ishte që shpirti i pastër, gjegjësisht natyra, e pranon të vërtetën dhe fenë Islame, ndërkohë që njerëzit e çrregulluar ikin nga e vërteta dhe janë robër të dëshirave të tyre sipërfaqësore dhe ideologjive të humbura të cilat përfundojnë në ateizëm.
"Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura, andaj nuk kuptojnë!"
Mënyra e të menduarit të ateistit është sikurse e fëmijës. Ata e kanë botën dhe realitetin e tyre, i cili është i shtrembëruar.
"Mbase nuk e besojnë Allahun..."
Porosia e ajetit të mësipërm është që ekzistimi i Zotit është aq evident dhe fakt i pamohueshëm.
Ibën Tejmije pohon se Allahu është Krijuesi dhe se askush kurrë nuk e ka mohuar pos faraonit i cili e kishte bërë këtë publikisht, por në vete ai e besonte Zotin. Prandaj Musai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) edhe ka pohuar:
"Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta, andaj pyeti bijtë e Israilit kur u kishte ardhur të parëve të tyre dhe kur faraoni i kishte thënë: Unë mendoj, o Musa, që ti je vërtet i magjepsur, ai ishte përgjigjur: Ti e di që këto nuk i ka bërë askush tjetër pos Zoti i qiejve dhe i Tokës, si shenja të qarta dhe unë mendoj se ti, o faraon, me siguri do ta pësosh."
Madje edhe faraoni në fund e kishte pranuar besimin e tij ndaj Allahut.
"Dhe ne i kaluam nëpër det bijtë e Israilit, kurse pas tyre ishin faraoni dhe ushtria e tij duke i ndjekur pa kurrfarë faji. Kurse ai, kur po fundosej, bërtiti: Unë besoj se s?ka zot tjetër pos Atij të Cilin e besojnë bijtë e Israilit dhe unë i përulem!"