Veprat e mira janë rruga e lumturisë
Aid el Karni
Në divanin e Hatim et-Tait kam hasur në një këshillë shumë të bukur: "Nëse të mjafton vetëm të largohesh nga e keqja, atëherë bëje këtë."
Pra, ky njeri i shquar pohon se na mjafton që vetëm t?i largohemi mëkateve, siç na udhëzon edhe Kurani:
"Largohu nga e keqja."
"Mos ua vër veshin fyerjeve të tyre."
Moskryerja e mëkatit është veti që e vlerësojnë shumë njerëz, e kjo është edhe një bekim i lartë i Allahut.
Duke folur për të mirat e Allahut, Ibën Abasi deklaron: ?Më janë dhuruar tri cilësi të mira që i zbatoj gjithnjë. Sa herë që bie shi, unë gëzohem dhe e falënderoj Allahun, ndërsa nuk kam asnjë bagëti. Sa herë që dëgjoj për një sundimtar të drejtë, e lus Allahun për të, ndonëse nuk kam asnjë kërkesë. Sa herë që e mësoj ndonjë ajet nga Kurani, dëshiroj ta mësojnë të gjithë njerëzit.?
Ky është shembull i deklarimit të dashurisë së vërtetë ndaj njerëzve, përhapjes së mirësisë midis njerëzve, pastërtisë së zemrës dhe bukurisë së këshillës së njeriut të mirë.
Një poet ka thënë:
Mos raftë shi vetëm për mua dhe tokën time,
nëse nuk i gëzon edhe të gjithë njerëzit tjerë.
Prandaj, ky poet, për shkak të mirësisë së tij, të mirën nuk e dëshiron vetëm për vete, por për të gjithë. Ai nuk është egoist si ata për të cilët Allahu thotë:
"Ata, të cilët janë koprracë dhe i nxisin të tjerët të jenë të tillë, si dhe i fshehin të mirat që ua ka falur Allahu."
Tani dëgjo dy vargje që i ka shkruar Hatimi, shpirti i të cilit ka qenë i mbushur me virtyte dhe dëshirë për dhënie:
Pasha Atë i Cili i njeh fshehtësitë e gajbit,
dhe i Cili i ngjallë eshtrat e vdekur.
Stomaku im ka qenë gjithnjë bosh dhe nuk jam ngopur kurrë me ushqim,
nga frika se dikush mund të ankohet ndaj meje Ditën e Gjykimit.