BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Çka është Islami?Pse eshte krijuar njeriuPasojat e mospranimit te IslamitPersosuria e fese islameZekati, agjerimi dhe HaxhiFilli i hyrjes në Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte NamaziNjë thirrje për ta besuar Allahun dhe Profetin e TijNevoja e njerezimit per fene (II)Nevoja e njerezimit per feneAllahu - Ekzistenca, Hyjnorja, Njeshmeria dhe denjesia e Tij per t'u adhuruarKrijimi i gjithesiseKjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te MadherishemArgumentet rreth ekzistencës së Allahut dhe të qenët Zot
Kjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te Madherishem
Kjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te Madherishem
Mirsim Malici
 
a. Kjo gjithësi nuk ka tjetër hyjni përveç Zotit të Madhërishëm, Krijuesit, e Furnizuesit, i Cili e sjell dobinë dhe e largon dëmin. E sikur të ekzistonte një hyjni tjetër bashkë me Të, ajo do të kishte veprimtarinë, krijimtarinë dhe urdhëresat e veta, e për pasojë rivaliteti në mes tyre do të ishte i domosdoshëm. E ky rivalitet nuk mund të kalojë pa një përplasje, fundi i së cilës është mposhtja e njërit prej tyre, kurse një që mposhtet, vallë, si mund të jetë hyjni?! E pra, Mposhtësi është Zoti i vërtetë, i Vetmi që ka denjësinë për t’u adhuruar, në të cilën askush nuk ka ndonjë hise, sikurse askush nuk ka kurrfarë pjesëmarrjeje e hiseje në hyjnoren e Tij! I Madhërishmi ka thënë: “Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre!” (Kurani, 23:91)

 
b. Askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut, Mbretit të qiejve e të Tokës. Parimisht, njeriu përpiqet të afrohet te Zoti që i sjell dobi e të mira dhe ia largon dëmet, të këqijat dhe qederet. E këtë s’e bën askush përpos Mbretit të qiejve, Tokës dhe asaj që ekziston ndërmjet tyre. Andaj, sikur të ekzistonin hyjni të tjera përveç Allahut, siç pandehin politeistët, atëherë ato për njerëzit do të ishin thjesht vetëm rrugë që i shpien ata te Mbreti i Vërtetë, ngase edhe vetë hyjnitë që do të adhuroheshin përveç Allahut do të mëtonin të afroheshin tek Ai. Prandaj, nuk ka kurrfarë arsyeje e logjike të adhurosh dikë tjetër përveç Zotit të Vërtetë, kur ti dëshiron të afroheshin tek Ai. Pra, adhuroje drejtpërdrejt Atë, në Dorë të të Cilit është dobia e dëmi! Gjithçka në qiej e në Tokë e adhuron Zotin Fuqiplotë; i Larti thotë: “Thuaj: “Nëse përveç Atij do të kishte edhe zota të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Fronit”.” (Kurani, 17:42)
 
Ai që e dëshiron të vërtetën, le të lexojë këtë fjalë të Fuqiplotit: “Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata që i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; për ata nuk ka pjesë as në qiej, as në Tokë dhe Allahu nuk ka asnjë ndihmës nga radhët e tyre. Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje...” (Kurani, 34:22-23)
 
Këto citate kuranore përmbajnë katër qasje e realitete, të cilat i këpusin të gjitha lidhjet që bëhen me dikë tjetër përveç Zotit:
 
E para: Ata ortakë që i përshkruhen Zotit nuk zotërojnë asgjë, as diçka sa një thërrmijë, e dikush që nuk zotëron kurrgjë nuk mund ta ketë në posedimin e tij dobinë e dëmin, andaj edhe nuk është i denjë që të jetë hyjni ose ortak i Hyjnisë së Vërtetë, i Cili i zotëron të gjithë dhe i mbarështon si të dojë.
 
E dyta: Ata nuk i zotërojnë qiejt e Tokën dhe as nuk kanë qasje e pjesëmarrje në zotërimin e tyre.
 
E treta: Allahu nuk ka ndonjë ndihmëtar prej krijesave të Tij, përkundrazi Ai u ndihmon atyre në atë çfarë u bën dobi dhe ua largon dëmet, ngase Ai është i panevojë për ta, kurse ata doemos janë nevojtarë për Të.
 
E katërta: Ata ortakë që i përshkruhen Zotit nuk kanë mundësi të ndërmjetësojnë tek Allahu për ithtarët e tyre, madje as që u jepet leje për diçka të tillë, ngase i Madhërishmi u jep leje për ndërmjetësim vetëm robërve të Tij të denjë, kurse këta robër nuk ndërmjetësojnë për askënd tjetër përveç për ata, me fjalët, veprat dhe besimin e të cilëve është i kënaqur Zoti i Lartësuar.

 
c. Sistemimi, rregullsia dhe funksionaliteti preciz i planetit tonë na tregon argumentin më të madh se kjo botë mbarështohet e udhëhiqet nga një Hyjni, Mbret, Zot, i Vetëm, pa ortak. Pra, krijesat nuk kanë tjetër hyjni e zot përveç Allahut. Ashtu siç nuk është e mundur që kjo gjithësi të ketë dy krijues, po ashtu është e pamundur që në këtë gjithësi dy hyjni të meritojnë adhurimin. I Madhërishmi thotë: “Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin.” (Kurani, 21:22)
 
Nëse hipotetikisht mendohet se, përveç Allahut, mund të ekzistojë edhe një tjetër zot në qiell e Tokë, atëherë epilogu logjik i kësaj hipoteze është shkatërrimi i qiejve dhe Tokës. E, si ta kuptojmë këtë epilog?! Nëse do të ekzistonte edhe një tjetër hyjni me Allahun, atëherë i bie që secili prej tyre ka absolutizmin dhe kontrollin e vet, të cilat në situatë rivaliteti, shpien në mospajtim dhe përplasje, e që për pasojë do të ndodhte shkatërrimi. E nëse një trup nuk mendohet dot që, duke i pasur dy shpirtra të njëjtë, mund të mbarështohet normalisht e të mos shkatërrohet e prishet, atëherë si mund të mendohet diçka e tillë për një kozmos të tërë, i cili është edhe më madhështor?!

ç. Njëzëshmëria e profetëve dhe e të dërguarve.
 
Të gjithë popujt janë të një mendimi se njerëzit më mendjendritur, më shpirtmirë, më të ndershëm, më këshillëmirë, më udhëzues për te rruga e drejtë, e më të njoftuar se çka do Zoti janë profetët dhe të dërguarit e Allahut. E si të mos jetë kështu, kur këta profetë e pranojnë shpalljen nga Zoti dhe ua kumtojnë atë njerëzve?! Të gjithë profetët, që nga Ademi (paqja qoftë mbi të!) e deri tek i fundit, Muhamedi ? e kanë të njëjtën fjalë që, të besohet vetëm Allahu, të braktiset adhurimi i çdokujt tjetër përveç Tij dhe të pranohet se vetëm Allahu është meritor për t’u adhuruar. I Madhërishmi thotë: “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” (Kurani, 21:25)
 
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm na tregon se çfarë u kishte thënë Nuhu (paqja qoftë mbi të!) popullit të tij: “...që të adhuroni vetëm Allahun. (Përndryshe), unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhembshme”. (Kurani, 11:26)
 
Gjithashtu, Allahu i Lartmadhërishëm na njofton se çfarë u kishte thënë profeti i fundit, Muhamedi ? popullit të tij: “Thuaj: “Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i vetëm; pra, a jeni muslimanë?” (Kurani, 21:108)
 
Është ky Zot që, prej asgjësë e shpiku gjithësinë dhe e solli në ekzistencë, e krijoi njeriun në formën më të bukur dhe e nderoi; në natyrën e tij e skaliti pranimin e hyjnores së Zotit dhe denjësisë së Tij për t’u adhuruar. Ky Zot e bëri shpirtin njerëzor që të mos prehet ndryshe vetëm se duke iu dorëzuar Krijuesit të tij, duke ndjekur udhën hyjnore dhe duke u lidhur me Të. E kjo lidhje nuk mund të realizohet ndryshe vetëm nëpërmjet rrugës së vërtetë - rrugës së kumtuar nga profetët. Ky Zot i dhuroi njeriut një mendje, e cila, pa besimin në Zotin Madhështor, nuk mund të jetë e drejtë dhe e denjë. Andaj, kur natyra njerëzore drejtohet e shpirti fiton qetësinë dhe mendja beson, vetëm atëherë realizohet lumturia, siguria dhe rehatia në të dy botët. E nëse njeriu i refuzon këto, atëherë jeta e tij do të trazohet në luginat e dynjasë dhe do të hutohet te hyjnitë e ndryshme, nga ku do të jetojë me dilema se cili mund t’i sjellë dobi apo t’ia largojë ndonjë dëm. Me synim që besimi të thellohet në shpirt dhe të qartësohet shëmtia e mosbesimit, Allahu solli një shembull, e shembulli e përafron domethënien e një koncepti, në të cilin tregohet dallimi mes një individi, puna dhe adhurimi i të cilit janë të shpërndara nëpër hyjni të ndryshme, dhe një tjetri, i cili e adhuron vetëm Zotin e tij. I Lartmadhërishmi ka thënë: “Dëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë të njëjtë ata në krahasim?! Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë këtë!” (Kurani, 39:29)
 
Allahu na tregon në këtë shembull dallimin, në mes të një robi që e ka vetëm një pronar dhe atij robi që është në pronësinë e disa ortakëve, të cilët hahen e përplasen në mes vete për shkak të tij, e ky si rob e vlerë humane është i shpërndarë në mes tyre, ndaj prej çdonjërit merr urdhra e detyra, e për pasojë ai jeton i hutuar e pa stabilitet, si dhe nuk ka mundësi t’i kënaqë të gjithë ata në dëshirat dhe tekat e tyre të ndryshme e kontradiktore, të cilat e trullosin dhe e rraskapitin. E një rob që ka një zotëri e pronar, nga i cili merr urdhrat e ngarkesat, është rob i qetë dhe i qëndrueshëm në një rrugë të qartë. E këta dy robër nuk mund të jenë të njëjtë. Ky i nënshtrohet një pronari dhe si rrjedhim, stabiliteti, njohja e bindja i japin kënaqësi, ndryshe nga ai që ka disa pronarë, ai jeton nën persekutim e stres, ngase nuk ka një stabilitet dhe metodikë të njohur që e ndjekë, e për pasojë asnjërin nuk arrin ta bëjë të kënaqur, e lëre më të gjithë!
Pasi t’i sqarova disa argumente që flasin për ekzistencën, hyjnoren dhe denjësinë e Allahut për t’u adhuruar, është mirë të mësosh rreth krijimit të gjithësisë dhe njeriut, duke medituar dhe kërkuar urtësitë në të.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com