BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Çka është Islami?Pse eshte krijuar njeriuPasojat e mospranimit te IslamitPersosuria e fese islameZekati, agjerimi dhe HaxhiFilli i hyrjes në Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte NamaziNjë thirrje për ta besuar Allahun dhe Profetin e TijNevoja e njerezimit per fene (II)Nevoja e njerezimit per feneAllahu - Ekzistenca, Hyjnorja, Njeshmeria dhe denjesia e Tij per t'u adhuruarKrijimi i gjithesiseKjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te MadherishemArgumentet rreth ekzistencës së Allahut dhe të qenët Zot
Krijimi i gjithesise
Krijimi i gjithesise
Mirsim Malici
 

Këtë gjithësi, me çdo gjë që gjendet në të: qiej, Tokë, yje, orbita, dete, pemë e kafshë e krijoi Zoti prej asgjëje. Fuqiploti ka thënë: “Thuaj: “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë dhe sajoni zota të barabartë me Atë?!” Ai është Zoti i botëve! Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin. Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullie e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!” Ai krijoi shtatë qiej në dy ditë dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. Qiellin më të afërm Ne e zbukuruam me yje të shkëlqyer dhe i vumë roja. Ky është urdhri i të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.” (Kurani, 41:9-12)

Po ashtu, i Lavdishmi ka thënë: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?! Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.” (Kurani, 21:30-32)

Këtë gjithësi e ka krijuar Zoti me aq shumë urtësi, sa nuk numëron dot. Urtësitë e thella dhe argumentet e mahnitshme janëtë panumërta në çdo pjesë të kozmosit. Do të mjaftonte një shenjë të meditohej dhe të përfundosh përplot habi. Ja, shiko krijimtarinë e mahnitshme të Zotit te bimët; s’ka gjeth, rrënjë apo fryt, veçse e lë njeriun gojëhapur. E mendja njerëzore s’i kap dot të gjitha dobitë e hollësirat e tyre. Shiko te rrjedhat e ujit ndër rrënjët e holla e të dobëta, të cilat gati sa nuk duken fare përveçse me një vështrim me ngulm, po si vallë e përthithin ujin prej poshtë lart, e pastaj ai ujë shpërndahet me masë të duhur nëpër rrënjë, që tutje të çahet, rritet e degëzohet ajo bimë. Po shiko edhe se si prej një sythi shartohen pemët, e pastaj kalojnë në gjendje të ndryshme, po sikurse fetusi, aty ku ne nuk e shohim. Shiko drurin e zhveshur, sesi Zoti dhe Krijuesi i saj i jep veshjen dhe bukurinë mahnitëse nëpërmjet gjetheve, të cilat pastaj bëhen mbulojë për të dhe frutat e saj, për ta ruajtur gjatë periudhës së pjellshmërisë prej të ftohtit, të nxehtit dhe sëmundjeve, e pastaj, ky Zot i furnizon ato fryte e rrënjë me furnizimin e duhur, me të cilin ato ushqehen, njëlloj siç ushqehet foshnja me qumështin e nënës së saj, e pastaj Zoti i pemës e mbarështon dhe e zhvillon atë, e kur ajo të drejtohet e të përfundojë procesi i saj i nxjerr të vegjlit e saj, ato fruta të këndshme e të buta, nga trupi i saj i vrazhdë e i fortë.

 
E ti nëse e vrojton Tokën se si është krijuar, do të kuptosh se ajo është argumenti më i madh që dëshmon për Krijuesin dhe Shpikësin e saj. E krijoi të bukur, e bëri shtrat dhe e nënshtroi për robërit e Tij. Nga aty dalin furnizimet dhe ushqimet e tyre. Aty bëri rrugë, që ata nëpër to të kalojnë për nevojat dhe lëvizjet që kanë. E forcoi Tokën me kodra e male, që të shërbejnë si shtylla, që ajo të mos lëvizë e të mos lëkundet. Hapësirën e saj e bëri të gjerë, e rrafshoi dhe e bëri të mjaftueshme për njerëzit, qoftë kur janë të gjallë mbi Tokë apo kur të vdesin, duke i përfshirë ajo në brendësinë e vet. Pra, sipërfaqja e saj është vendbanimi i të gjallëve, kurse brendësia e saj për të vdekurit. Pastaj shiko hapësirat qiellore, me çka ka në to: diell, hënë, yje e galaktika dhe vrojto se si ndodh rrotullimi i sistemuar dhe si ndryshojnë ditët, netët, stinët, nxehtësia e ftohtësia dhe se si krijesat e këtij planeti përfitojnë nga i gjithë ky funksionalitet preciz.
 
Pastaj, medito në krijimin e qiellit dhe vështroje atë herë pas here. Qielli, me gjerësinë, lartësinë dhe stabilitetin e tij, është prej argumenteve më madhështore. Nën të nuk ka ndonjë shtyllë, sikurse as mbi të s’ka ndonjë lidhëse, mirëpo ajo qëndron dhe rri me fuqinë e Zotit, i Cili i mban qiejt e Tokën që të mos bien.
 
E pas një vrojtimi rreth gjithësisë, do të shohësh se si pjesët e saj janë të unifikuara për bukuri, e të sistemuara mahnitshëm. E kjo të tregon për fuqinë absolute, përsosurinë e diturisë dhe përkryeshmërinë e urtësisë që ka Krijuesi i saj. Kozmosi i ngjan një shtëpie të ndërtuar e të kompletuar, ku qielli është kulmi i saj e Toka shtrat e vend i sheshtë e stabil për qëndrim, kurse Dielli e Hëna janë sikurse dy fenerë që ndriçojnë, ndërsa yjet si llamba, bukuria e të cilëve shërben edhe si tregues i shtegtarit, ndërkaq perlat dhe mineralet e deponuara në tokë po sikur zahiretë e tëmotjet. Çdo gjë është në vendin e duhur. Bimët shfrytëzohen për çfarë na duhen e kafshët për interesa të ndryshme, disa për ngarkim e transport, disa për mjelje, disa për ushqim, prej disave marrim edhe rrobat e disa na bëjnë roje. E këtu njeriut iu dha detyra e mbretit, që të mbarështojë me veprat dhe urdhrat e tij.
 
Nëse mediton thellë në këtë gjithësi, qoftë si tërësi apo në ndonjë pjesë të saj, do të përfundosh plot e përplot me habi. E sikur të ndalesh pak për një shqyrtim të thellë, të bëhesh objektiv dhe të flakësh robërinë e epshit dhe pasimit qorrazi, do të arrish te një bindje e palëkundshme se kjo gjithësi është e krijuar, gjegjësisht e ka krijuar një i Urtë, i Fuqishëm e Gjithëdijshëm, i cili e ka formësuar në formën më të mirë dhe e ka sistemuar në sistemin më të përkryer. Po ashtu, do të bindesh se ekzistenca e dy krijuesve është e pamundshme, ngase është vetëm një Zot, e s’ka tjetër përveç Tij, e sikur të kishte në qiej e në Tokë ndonjë zot tjetër përveç Allahut, ato do të shkatërroheshin, do të prishej sistemi i tyre dhe do të dilnin jashtë shërbimit.
 
E nëse ke ngulur këmbë që krijimin të mos ia përshkruash Krijuesit, atëherë çfarë më thua për rrotën hidraulike e cila në një lumë është instaluar e aktivizuar me përpikëri, me aparaturë e teknikë të veçantë, ku nuk sheh ndonjë mangësi a defekt, qoftë në vetë lëndën e pajisjes apo në pamjen e saj dhe prej aty është vënë në punë t’i ujisë pemët e një kopshti të madh, ku ekziston një përkujdesje e interesim i veçantë për ato pemë, frutat e të cilave vilen me kohë dhe ku çdo lloj shpërndahet sipas nevojës e kërkesës...
 
A mund të jetë ky proces e mekanizëm në atë vend i rastësishëm, pa ndonjë prodhues, përzgjedhësh e kontrollues?!
 
“Tërë ato, si rrota hidraulike, po edhe kopshti, janë gjendur aty aksidentalisht, pa ndonjë ndërhyrje dhe kontroll të dikujt!” – E sheh ç’të thotë mendja?!
 
Çfarë përgjigje të jep ajo për këtë?!
 
Çka të jep të kuptosh e tërë kjo?!
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com