BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Çka është Islami?Pse eshte krijuar njeriuPasojat e mospranimit te IslamitPersosuria e fese islameZekati, agjerimi dhe HaxhiFilli i hyrjes në Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte NamaziNjë thirrje për ta besuar Allahun dhe Profetin e TijNevoja e njerezimit per fene (II)Nevoja e njerezimit per feneAllahu - Ekzistenca, Hyjnorja, Njeshmeria dhe denjesia e Tij per t'u adhuruarKrijimi i gjithesiseKjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te MadherishemArgumentet rreth ekzistencës së Allahut dhe të qenët Zot
Pasojat e mospranimit te Islamit
Pasojat e mospranimit te Islamit
Mirsim Malici
 

E katërta: Besimi në profetët dhe të dërguarit e Zotit, paçin bekimin dhe lavdërimin e Zotit!

Zoti ka dërguar profetë te njerëzit, për t’i përgëzuar me begati nëse i besojnë Zotit dhe profetëve të tij, po edhe për t’i paralajmëruar për ndëshkimin e rëndë, nëse kundërshtojnë e rebelohen. I Madhërishmi tha: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhurojeni Allahun dhe shmangiuni idhujve!” (Kurani, 16:36) Njashtu, Zoti i Lartmadhërishëm tha: “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut.” (Kurani, 4:165)
Ata profetë janë të shumtë, i pari i tyre është Nuhu, kurse i fundit Muhamedi ?. Për disa prej tyre na ka njoftuar Zoti, siç është Ibrahimi, Musai, Isai, Davudi, Jahja, Zekerija, Salihu etj. E për disa të tjerë Zoti nuk na ka sjellë ndonjë haber. I Larti thotë: “Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty.” (Kurani, 4:164)
Këta profetë janë thjesht njerëz – krijesa të Zotit, ndaj nuk kanë kurrfarë cilësie hyjnore apo merite për t’u adhuruar. Assesi nuk duhet t’u kushtohet atyre asnjë adhurim. Zoti na tregon se profeti i parë, Nuhu (paqja qoftë mbi të!) i tha popullit të vet: “Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll.” (Kurani, 11:31)
Të fundin prej tyre, Zoti e urdhëroi të thotë: “Thuaj: “Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll.” (Kurani, 6:50)
Po ashtu, të thotë: “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjellë vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu.” (Kurani, 7:188)
Pra, profetët janë robër të nderuar të Zotit, i Cili i përzgjodhi ata dhe i nderoi me shpallje, por edhe i përshkroi se janë robër, feja e të cilëve është Islami, përveç së cilës, Zoti nuk pranon asnjë fe tjetër. I Larti tha: “Feja e vërtetë te Allahu është Islami!” (Kurani, 3:19).
Doktrinat dhe misionet e profetëve, nëse shikohen në bazamentet e tyre, janë unike, ndryshe nga legjislacionet, ato mund të jenë të ndryshme. I Larti thotë: “Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë.” (Kurani, 5:48)
E ligji vulosës i të gjitha ligjeve të mëparshme është ai i Muhamedit ?, ligj ky shfuqizues i legjislacioneve të mëparshme dhe përmbyllës i të gjitha misioneve profetike.
Andaj, kushdo që e beson një profet, ai rrjedhimisht e ka për detyrë t’i pranojë e t’i besojë që të gjithë profetët, sikurse kushdo që e përgënjeshtron dhe e mohon një profet, në realitet ai i ka përgënjeshtruar mbarë profetët. Kjo, ngase të gjithë kumtarët dhe profetët e Zotit i thërrisnin njerëzit që t’i besojnë Allahut, engjëjve, librave, profetëve, e Ditës së Fundit, thënë troç, ata kishin një fe të përbashkët, prandaj ai i cili i pranon disa profetë, ndërsa në anën tjetër i mohon disa të tjerë, në të vërtetë i ka mohuar që të gjithë, ngase te doktrina dhe feja e tyre ishte e theksuar qartazi domosdoshmëria e pranimit dhe e besimit të të gjithë profetëve të Zotit. I Lartësuari tha:
“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (Kurani, 2:285)
Gjithashtu, Zoti i Lartmadhërishëm tha:  “Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme.” (Kurani, 4:150)

 

E pesta: Besimi në Ditën e Fundit, gjegjësisht në të vërtetën e qartë se fundi i çdo krijese në këtë botë është vdekja!

E cili është caku i njeriut pas vdekjes?!
Po caku i mizorëve të padënuar në këtë botë, cili do të jetë?! A do të shpëtojnë nga e keqja e padrejtësisë së tyre?!
Po vepërmirët që s’u shpërblyen në këtë botë, a do të kenë ku t’i marrin shpërblimet e merituara?!
Njerëzimi jeton me rregullin e pashmangshëm që, gjeneratë pas gjenerate, të përjetojnë vdekjen, derisa Zoti të japë urdhrin që kjo botë të marrë fund dhe krijesat të shuhen në tërësi. Pastaj, në një ditë në të cilën, që të gjithë do të jenë prezentë, Zoti do t’i ringjallë krijesat dhe do t’i bëjë bashkë, që t’i marrë në llogari për veprat e tyre që kanë punuar, qofshin të mira apo të këqija, që tutje besimtarët të përfundojnë në parajsë, kurse jobesimtarët në zjarr.
Parajsa është mirëqenie dhe kënaqësi, të cilat Zoti i ka gatuar për besimtarët e Tij të denjë. Aty begatitë janë të llojllojshme dhe nuk përshkruhen dot. Bëhet fjalë për njëqind gradë lartësie, në të cilat besimtarët vendosen për banim, varësisht besimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Zotit. Në gradën më të poshtme, besimtarit i jepet begatia dhe mirëqenia e dhjetëfishtë e një mbreti të kësaj bote.
E zjarri – skëterra është dënimi që Zoti e ka përgatitur për gjithsecilin mohues. Aty ndëshkimet janë të shumta, veç përmendja e tyre do të na llahtariste. Madje, sikur të ekzistonte mundësia e vdekjes në jetën tjetër, banorët e ferrit do të vdisnin me të parën herë kur do ta shihnin banesën e dënimit.
Asnjë krijesë nuk ka dijeni se kur do të jetë dita e kataklizmit të madh – Kiametit, as profetët e as engjëjt. Këtë çështje e di vetëm Zoti i Madhëruar. Ai thotë: “Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai.” (Kurani, 7:187)  Po ashtu, i Larti ka thënë: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar.” (Kurani, 31:34)

 

E gjashta: Besimi në parapërcaktimin hyjnor (besimi në kada dhe kader):

Kjo do të thotë që të besosh se Zoti i Madhëruar ka dituri absolute mbi gjithçka që ka qenë e që do të jetë, kështu që dituria e Tij i përfshin krijesat në tërësi: gjendjen, veprat, jetëgjatësinë dhe furnizimet e tyre. I Larti ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (Kurani, 9:115)
Njashtu, Zoti i Lartmadhërishëm tha: “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).” (Kurani, 6:59)
Po ashtu të besosh se gjithçka është shënuar në Librin që është te Ai. Ai thotë: “Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.” (Kurani, 36:12)
Po ashtu, ka thënë: “A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.” (Kurani, 22:70)
Po ashtu të besosh se kur Zoti dëshiron diçka, vetëm i thotë asaj: “Bëhu dhe ajo bëhet!” I Larti thotë: “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.” (Kurani, 36:82)

 
PASOJAT E MOSPRANIMIT TË ISLAMIT

Fati i jobesimtarit është dështimi, zhgënjimi dhe humbja

Njeriu mohues, për shkak të hatasë së bërë, jeton pa kënaqësinë më të madhe të shpirtit e të zemrës. Ajo kënaqësi është njohja e Zotit, afria me Të dhe gjetja e prehjes tek Ai. Vërtet, jobesimtarit i shkon huq kjo jetë, të cilën ai e jeton me mjerim e dilemë. Ai humb edhe shpirtin e vet, për kënaqjen e të cilit ka bërë çmos. E përderisa nuk e ka realizuar qëllimin e krijimit të tij, assesi nuk arrin të lumturohet në këtë jetë, në të cilën ai jeton me mjerim e dëshpërim, e me të cilat halle do ta gjejë edhe vdekja, për t’u ringjallur më pastaj me llojin e vet, pra me të dëshpëruarit. I Larti thotë: “...kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre...” (Kurani, 7:9)
Ai po ashtu i humb edhe familjarët e vet, me të cilët ka jetuar jetë mohimi të Zotit, jetë mjerimi e dëshpërimi, e me të cilët ka të njëjtin cak – ferrin. I Madhërishmi thotë: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit.” (Kurani, 39:15) 
E në Ditën e Gjykimit, ata tubohen në skëterrë, ah sa vendbanim i keq që është! I Larti thotë: “(Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!” (Kurani, 37:22-23)

Jobesimtari ndëshkohet me dënim të përhershëm

Ndëshkimet nuk kanë të ndalur për mohuesin; vuajtjet e tij nuk marrin fund me vdekje, përkundrazi. Para se engjëjt e vdekjes t’i vijnë për t’ia marrë shpirtin, tek ai veçse arrijnë engjëjt e ndëshkimit, për t’ia dhënë dënimet e merituara. I Madhërishmi thotë: “Eh, sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë!” (Kurani, 8:50)
E kur t’i dalë shpirti e të varroset, i fillojnë dënimet edhe më të ashpra. Zoti, duke na treguar për ithtarët e Faraonit, thotë: “Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Kurani, 40:46)
Në Ditën e Kiametit, kur mbarë krijesat do të ringjallen dhe do të shfaqen veprat e tyre, jobesimtarit do t’i shfaqen të gjitha veprat e bëra, të regjistruara në një libër, për të cilin Allahu thotë: “Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar”. (Kurani, 18:49)

 
Jobesimtari atje do të preferonte të kishte qenë dhé

“Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!” (Kurani, 78:40)
Për shkak të llahtarisë së atjeshme, njeriu sikur ta posedonte botën në tërësi, do ta bënte fli vetëm e vetëm që të shpëtonte nga dënimi i asaj dite. I Larti thotë:
“Sikur keqbërësit të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar)...” (Kurani, 39:47)

Po ashtu, thotë: “Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.” (Kurani, 70:11-14)Atje është vendi i shpërblimeve e jo i shpresave, ndaj doemos secili do të marrë atë që e meriton, pra në pastë bërë mirë, mirë, e në pastë bërë ligësi, të liga. E keqja më e madhe që e kaplon jobesimtarin është zjarri i ferrit, në të cilin Zoti ka përgatitur dënime të llojllojta për t’i ndëshkuar mohuesit. I Madhërishmi thotë: “Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit! Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.” (Kurani, 55:43-44)
E, duke na treguar për pijet dhe veshjet e tyre, thotë:
“... por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar, me të cilin do t’u shkrihen ç’kanë në barqe dhe lëkura. Për ata ka kamxhikë prej hekuri.” (Kurani, 22:19-21)
 
 
 
PËRFUNDIM

 
Pra, o njeri, ti ishe thjesht një kurrgjë - hiç. I Larti thotë: “A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!” (Kurani, 19:67)
 
Pastaj Zoti të krijoi nga një pikël e të dha shikimin e dëgjimin. I Madhërishmi thotë: Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t’u përmendur?! Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë fare e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë.” (Kurani, 76:1-2)
 
Më pastaj kalove nga gjendja e dobësisë tek ajo e fuqisë, për t’u kthyer sërish te dobësia.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com