BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Kujtime nga te medhenjte Rrefime te te pareve Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Rrefime te te pareve
Rrefime te te pareve
Dr. Mishal Felahi

Rrëfime të të parëve 


Dhurata më e mirë që një autor mund t’u bëjë lexuesve të tij, është që të ngjallë tek ata kujtimet e baballarëve e gjyshërve të tyre që nuk janë më në jetë, në mënyrë që këto t’ua bëjë modele praktike e shembuj konkretë, në të cilët mund të bazohen në realitet, e njëkohësisht të jenë si burime të kulluara e përrenj të ëmbël për ta shuar etjen prej tyre. 

Muzeniu (Allahu e mëshiroftë!), duke përshkruar ambicien e Shafiut dhe dëshirën e tij të flaktë për nxënien e mësimeve të reja, tregon se njëherë, kur u pyet për dëshirën e tij për kërkimin e diturisë, tha: “Kur dëgjoj ndonjë fjalë që nuk e kam dëgjuar më parë, gjymtyrët e mia lakmojnë që edhe ato të kenë dëgjim që të kënaqen me të, ashtu siç janë kënaqur me dëgjimin e saj veshët.” I thanë: Çfarë ambicieje për të? Tha: “Ambicie të atij që mbledh pareshtur pasuri dhe braktis çdo gjë tjetër për t’u kënaqur me të.” Po kërkimin e diturisë, si e bën? – e pyetën. Tha: “Si kërkimi që bën gruaja që ka humbur foshnjën e saj e nuk ka tjetër.” 

Muhamed ibn Selamit, mësuesit të Buhariut, teksa ishte ulur njëherë në një tubim të diturisë duke shkruar atë që hoxha po diktonte, iu thye lapsi. Në atë rast, ai urdhëroi të pranishmit që të thërrisnin: “Një laps për një dinar!” E lapsat i fluturuan menjëherë rreth e rrotull. Mendo se çfarë nevoje të madhe ndjeu për dituri, saqë përkundër kushteve të këqija që kishte, ofroi një dinar për një laps, madje ndoshta pas kësaj s’do të gjente as ushqim për të ngrënë. Gjithë këtë e bënte për shkak të etjes së madhe për dituri dhe dëshirës që të mos i ikte asgjë nga thesaret e saj.

Ali ibn Ahmed el-Havarizmi ka thënë: “Ishim në Egjipt për shtatë muaj me radhë pa ngrënë ndonjëherë gjellë; ditën e kalonim duke ndjekur dijetarët, kurse natën duke shkruar e përsëritur me njëri-tjetrin. Një ditë, unë dhe një shok i imi shkuam në ligjëratën e një dijetari, por na thanë se ishte i sëmurë, ndërkohë pashë një peshk që më pëlqeu dhe e blemë. Sapo arritëm në shtëpi, u bë koha për të shkuar në ligjëratën e disa dijetarëve të tjerë, kështu që shkuam, e peshku na mbeti ashtu për tri ditë me radhë, saqë gati sa qe kalbur. Në fund e hëngrëm ashtu pa pjekur, ngase nuk patëm kohë.” Pas kësaj ai shtoi: “Dituria s’mund të arrihet me rehati të trupit.” 

Vërtet ashtu është! Dituria s’mund të arrihet me rehati të trupit! Përkundrazi, trupin do ta shoqërojë në vazhdimësi lodhja në rrugëtimin e tij të gjatë nëpër sipërfaqen e tokës. 


Imam Sulejm ibn Ejub er-Rrazi e llogariste vetveten edhe për frymëmarrjet e tij, saqë nuk linte t’i kalonte ndonjë hapësirë kohore pa ndonjë dobi: ose shkruante, ose lexonte, ose mësonte, madje shpeshherë lexonte gjatë udhëtimit. 

Halil ibn Ahmed Ferahidiu thoshte: Çastet më të rënda për mua janë çastet kur ha ushqim. Ndërkohë, Amar ibn Rexhai thoshte: E kam dëgjuar Ubejd ibn Jeishin të thotë “Për tridhjetë vjet me radhë, asnjëherë në kohë darke nuk kam futur bukë në gojë me dorën time, por motra ime më ushqente, kurse unë shkruaja hadithe.”

Davud Taiu e hante gjithmonë bukën të përsheshur, sepse thoshte: “Mes ngrënies së bukës së përsheshur dhe bukës së zakonshme qëndron leximi i pesëdhjetë ajeteve.” 

Ibn Akili thoshte: “Me tërë mundësitë e mia mundohem ta shkurtoj kohën e ngrënies, saqë zgjedh që ta përshesh kulaçin dhe ta zbus bukën me ujë për shkak të kohës së përtypjes mes këtyre dyjave, për të kontribuar më shumë në kohën e leximit apo në shkrimin e një dobie që më ka ikur.” 

Po ashtu, disa prej atyre që ishin ulur para Shuëbes ia përmendën atij një hadith të cilin s’e kishte dëgjuar, e në atë rast, ai filloi të thoshte: “Oh, sa pikëllim!” Gjithashtu thoshte: “Ndodh të më kujtohet një hadith e pastaj të më humbasë nga mendja, e rrjedhimisht të sëmurem.” Për gjendjen e njerëzve të tillë atëbotë, Shuëbe thotë: “Sa herë që shihja ndonjërin prej tyre, thoja: Ose është i çmendur ose është dijetar i hadithit.” 

Abdurrahman ibn Tejmije përcjell nga babai i tij, se sa herë që gjyshi futej në banjo, i thoshte atij: “Më lexo diçka nga ky libër me zë të lartë që të dëgjoj (nga brenda).” 

Këto pra, janë tregimet e gjyshërve të tu, o ti lakmitar në to! O ti që je përmalluar për t’i zbatuar ato në praktikë! T’i solla ndër mend dhe t’i ngjalla edhe njëherë, ngase ata shkuan por kujtimet e tyre mbetën mbi sipërfaqen e tokës si dëshmi për gjurmët që lanë pas vetes. Vaj halli për një zemër që nuk zgjohet, për një sy që nuk qan për dembelinë dhe zvarritjen e tij të gjërave! Vaj halli për ecjen e burrave të cilët shkundin pluhurin e plogështisë e të lodhjes dhe ua mësyjnë tmerreve për të përzënë shpresën! 

***

Pishtar: Dituria nuk arrihet dot me rehati të trupit.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com