BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Jeto me optimizem! Lëri brengat dhe fillo të jetosh!Sekreti i fitoreveRrefim zemre Te mjafton pritja e deritanishmeShprehite e njerezve te suksesshemSuksesi eshte udhetimBuze deshtimeve korren ngadhenjimetDeklaratat e te influencuarveProjekti yt personal Kandilet ndricues Kujtime nga te medhenjte Rrefime te te pareve Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Jeto me optimizem!
Jeto me optimizem!
Dr. Mishal Felahi

Jeto me optimizëm!


Jeta është fjalë që jehon shpresë, e kjo e fundit ndriçon me dritën e saj vezulluese në çdo cep. 

Mjafton fakti që jeta është gjallëri dhe punë, përpjekje dhe energji. Mjafton që ajo është antonim i vdekjes dhe e kundërta e ndaljes. Këto kuptime janë të mjaftueshme për t’u gëzuar me të dhe për t’u përmalluar me gjurmët e saj.

Në optimizëm ka kënaqësi me caktimin e Allahut të Lartësuar, rehati me gjykimin e Tij dhe prehje me atë që Ai e ka shkruar. 

A ka gjetur ndonjë i mençur një gjë më të ëmbël dhe më të bukur në zemrën e tij, sesa këto kuptime madhështore?!

Njeriu optimist marshon përpara; atij nuk i intereson zhurma që bëhet prapa tij. Ai ec në rrugën e tij duke e ndier se syri i Allahut po e përcjell, se kujdesi i Tij po e shoqëron dhe se vullneti e dëshira e Tij për të, janë më madhështore sesa vullneti dhe dëshira e tij për veten.

Optimisti qesh me zemër, sepse e di se ajo që e ka goditur, nuk ka mundur të mos e godasë, dhe se ajo që nuk e ka goditur, nuk ka mundur dot ta godasë. Ai e di se butësia  e Allahut të Lartësuar, përkujdesi dhe mëshira e Tij janë prehja më e dashur për zemrën e tij sesa çdo kujdes, mëshirë apo butësi tjetër e krijesave në tokë.

Me optimizëm, njeriu e sheh diellin e mëngjesit si çastin më të këndshëm dhe më të bukur të jetës së tij. E jeton atë moment dhe në të vëren dritën, shpresën. Çdo ditë e sheh agimin e mëngjesit teksa e largon errësirën dhe terrin e saj prej njerëzve. Vëren agun, i cili ia rikthen atij energjinë, gjallërinë dhe shpirtin në tokë.

Mjafton ky çast si shpresë se është një fillim i çdo gjëje, fillim i jetës, i punës, i aktivitetit dhe i lirisë për t'i nisur gjërat nga e para. A nuk është vetë jeta, fillim i agimit në mëngjesin e çdo dite?!

Gjithashtu, me optimizëm njeriu e sheh edhe diellin e perëndimit i cili e shtron ngadalë qetësinë dhe heshtjen. Përmes dritës së tij të zbehur shihet prehja, vërehet pikërisht ky moment kur kthehet njeriu në shtëpinë e tij, takimi me familjen, bashkimi me tërë të afërmit e tij; shihet kuptimi i unitetit dhe i harmonisë, dhe dashuria e shtrin hijen e saj përsëri nga e para.

Sa e bukur është jeta, kur atë e mbulon optimizmi në agun e çdo mëngjesi, dhe shpresa që shtrihet me qetësinë e natës në jetën e çdo personi!

Kurani i ka kushtuar optimizmit një vend të veçantë. Në betejën e Uhudit, në momentet e dëshpërimit të myslimanëve, në ditën kur nga jeta u ndanë shtatëdhjetë prej më të dalluarve, komandantëve e burrave, në ditën e largimit të trimave, dëshmorëve dhe shkruesve të historisë nga kjo botë, zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: 

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” [Ali Imran: 139]

Në momentin e mposhtjes, dëshpërimit dhe të dobësimit të njeriut, zbret mëshira, si më e freskëta gjë që mund të ekzistojë! 

Pikëllimi, pesimizmi dhe ngushtimi i jetës janë mposhtje shpirtërore që nuk duhet ta shoqërojnë mposhtjen fizike. Serumi i kësaj të fundit është optimizmi dhe shpresa. 

Në çastet e epërsisë së armiqve dhe kulmit të arrogancës së tyre, vjen shpresa dhe optimizmi në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.” [Es-Saff: 8]

Edhe në çastet kur të dërguarit gati sa e humbën shpresën, u demoralizuan dhe iu shuan të tëra ambiciet, vjen shpresa për një fillim të ri: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam...”. [Jusuf: 110]

Edhe në momentet e zgjerimit të së kotës, vjen shpresa që e shuan ndikimin e saj: “Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë.” [Er-Ra'd: 17]

Në hadithin kudsij gjejmë një përsëritje të mësimit të shpresës: “Unë jam tek mendimi i robit Tim ndaj Meje, prandaj le të mendojë për Mua çfarë të dojë. Nëse mendon mirë për Mua, atë do ta gjejë, dhe nëse mendon keq për Mua, atë do ta gjejë.”

Mjafton për optimizmin dhe shpresën si gjallëri, se që të dyja janë udhëzim i profetit tonë (s.a.v.s.), jeta dhe metodologjia e tij.

Profeti e jetonte jetën me optimizëm. E donte optimizmin e shëndetshëm. Për të, ai tha: “Më pëlqen optimizmi i shëndoshë dhe fjala e bukur”.

Kur u takua me Suhejl bin Amrin ditën e marrëveshjes së Hudejbijes, ai u kthye nga myslimanët dhe u tha: “U lehtësua çështja juaj”.

Kur u nis drejt Medinës dhe dëgjoi se atë e quanin Jethrib (e qortuar), tha: "Përkundrazi, ajo është Tajjiba (e bukur)”.

Kur shkoi në krahinën e quajtur Hajber dhe i pa jehudinjtë me sëpatat, lopatat dhe shportat që kishin dalë në arat e tyre për të punuar; i përgëzoi shokët e tij dhe tha: “Kur të zbresim në fushat e tyre, 'sa mëngjes i keq do të jetë ai për ata që janë paralajmëruar!’”.

Kur ishte në shpellën Hira me Ebu Bekrin dhe po fshiheshin në skajet e saj, ndërkohë që pabesimtarët kurejshë tashmë ishin afruar buzë shpellës, Ebu Bekri i trembur tha: “Nëse ndonjëri prej tyre shikon poshtë këmbëve të veta, ka për të na zbuluar!” Profeti  (s.a.v.s.) tha: “Çfarë mendon për dy veta, i treti i të cilëve është Allahu?”.

Kështu e jetonte ai kuptimin, shpirtin dhe shpresën e jetës. 

A nuk janë këto vetëm disa prej kuptimeve të fitores në jetën e kësaj bote?!

Mjafton që optimizmi është drita që përhapet në mesin e errësirës, është shpresa që rizgjohet nga gryka e sprovës dhe shpirti që shtrihet në hijen e territ.

Nëse je i sëmurë apo i sprovuar, shpresën e ke të fshehur në atë prej së cilës ankohesh, dhe optimizmin e ke të strukur në mes të asaj që të mundon. Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Dhe sprova do të vazhdojë mbi besimtarin, derisa ai ta takojë Allahun pa pasur asnjë mëkat”.

Nëse je i thyer për shkak të humbjes së një familjari apo të dashuri, dije se në durim e ke burimin e shpresës; në vazhdimësinë e jetës e ke momentin e shndritjes. Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Nuk ndodh që besimtarin ta godasë ndonjë mundim, pikëllim a brengë, madje as ta shpojë ndonjë ferrë, e që me to, Allahu të mos ia falë atij gabimet”.

Jeta është e tejmbushur me çaste shprese e pozitiviteti. Fusha e dashurisë vazhdon të zgjerohet çdo ditë sipas fuqisë së besimit të personit. Nuk ka asnjë të plagosur prej ndodhive të jetës, e që ato të mos i hapin atij në çdo çast horizonte të reja shprese.





Pishtar: Sado e thellë të jetë rënia jote, prapëseprapë ka akoma hapësirë për shpresë!

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com