BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Iluzioni Ec perpara!Jeto me optimizem! Lëri brengat dhe fillo të jetosh!Sekreti i fitoreveRrefim zemre Te mjafton pritja e deritanishmeShprehite e njerezve te suksesshemSuksesi eshte udhetimBuze deshtimeve korren ngadhenjimetDeklaratat e te influencuarveProjekti yt personal Kandilet ndricues Kujtime nga te medhenjte Rrefime te te pareve Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Iluzioni
Iluzioni
Dr. Mishal Felahi

Iluzioni 


Iluzioni është një fjalë shkronjat e së cilës, që të gjitha, në vetvete ngërthejnë kuptimet e frikës, dështimit dhe rënies.

Iluzioni është fjalë e cila për çdo ditë vret miliona njerëz në të gjitha skajet e globit.

Iluzioni është gënjeshtër e cila në vetvete nuk përmban kurrfarë vërtetësie, është fjalë pa kuptim, është trup pa shpirt në të; prandaj, si e tillë nuk e tejkalon të qenurit e një botëkuptimi që nuk zë asnjë hapësire në realitet.

Iluzioni është fjalë shumë më e rrezikshme sesa sëmundjet më të rënda fizike. Kjo për arsye se sëmundja fizike mund ta çojë njeriun drejt vdekjes një herë, ndërsa iluzioni e bën atë të vdesë miliona herë.

Iluzioni e bën njeriun vegël që e shfrytëzon sa herë i teket dhe ashtu siç do.

Iluzioni është sëmundje që buron në thellësi të mendjes, që jeton në qendër të trurit, dhe që prej aty e shkruan dështimin e njeriut dhe humbjen e jetës së tij. 

A ka gjetur njeri dëm më të madh në jetë, sesa prej gjurmëve të kësaj sëmundjeje?

Sot janë të shumtë ata që vuajnë nga sëmundja e iluzionit. Arsyeja e mossuksesit të tyre është pikërisht iluzioni. Arsyeja e përhumbjes së tyre në jetë është iluzioni. Iluzioni është sëmundja e miliona njerëzve. 

Të gjithë ata që i sheh se kanë ngelur në mësim, apo që kanë dështuar në ndonjë projekt, ose që nuk janë përpjekur më, janë thjesht njerëz të sëmurë në mejdanin e jetës dhe sëmundja e tyre është iluzioni.

Rezultatet e kësaj sëmundjeje janë katastrofa të mëdha. Pasojat e saj i bart mbi supe njeriu. Ato u përkasin më tepër thellësive të burgjeve sesa shtigjeve të lirisë.

Kjo sëmundje nuk pranon mjekim në asnjërën nga klinikat e globit, e as nuk lejon që i sëmuri i saj të shtrohet nën përkujdesjen e spitaleve. 

Njëri nga luftëtarët më të mëdhenj indianë kishte shkruar në ditarin e tij këto fjalë: “I tërë shqetësimi dhe ankthi i indianëve, në shumicën e rasteve vjen si pasojë e fantazive të tyre dhe aspak nga realiteti!”

Një tjetër tha: “Mendja, prej aty ku ndodhet dhe me vetëdijen e saj mund ta shndërrojë parajsën në ferr dhe ferrin në parajsë!”

Dhe mirë e kishte! Mendjet që ushqejnë iluzionin, e shndërrojnë begatinë në shkretëtirë të zhveshur prej çdo lloj bereqeti apo hareje jetësore.

Mendimet negative si dhe iluzionet e rreme janë sëmundjet me rrezikshmërinë më të madhe për mendësinë njerëzore. Në shumicën e rasteve, mjekimi i tyre është shumë më i rëndësishëm sesa mjekimi i sëmundjeve ndaj të cilave ekspozohen trupat tanë.

Të shumtë janë ata njerëz të cilëve sëmundjet fizike ua prishin gjumin. Për trajtimin e tyre, ata shpenzojnë mijëra euro. Asnjëri prej tyre nuk arrin ta gëzojë shijen e jetës, derisa të rehatohet me shëndetin e tij dhe të bëhet mirë. Në anën tjetër, ka edhe shumë prej atyre që janë të prekur nga iluzioni, e që asnjërit nuk i nevojitet diçka më tepër, përveç logjikimit të shëndoshë për mjekimin e kësaj sëmundjeje.

Të gjithë të dorëzuarit nga përpjekja, shpresëhumburit në rrugë dhe dështakët në sferën e punës, janë të sëmurë nga iluzioni. Të tillët sot e kanë më se të nevojshme që të çlirohen nga burgu i iluzionit dhe të shërohen nga robëria e tij.

Përfytyruesi iluzionist duhet ta ketë parasysh se jeta është përpjekje e guximshme, se vlera e tij fshihet në të përqafuarit fort të lirisë së tij, në të çliruarit e vetvetes prej sëmundjes së iluzionit, në të zgjeruarit e shpresës drejt aspiratave dhe ambicieve. Ai duhet të dijë se i ka ardhur koha që të vrapojë me vrull mbi të tëra sipërfaqet e botës, në mënyrë që ta arrijë fatin e tij dhe t'i refuzojë prej vetvetes mbetjet e kësaj sëmundjeje.




Pishtar: Iluzioni është një tregim shkatërrues, ngjarjet e të cilit i shkruan vetë njeriu.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com