Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: "Ata nuk mund t’u dëmtojnë, mund vetëm t’u fyejnë; nëse ju sulmojnë, do t’ia këputin vrapit dhe pastaj nuk do të kenë ndihmë nga askush."[1]
"Dhe mos u dëshpëro për shkak të atyre dhe mos e rëndo shpirtin për shkak të intrigave të tyre."[2]
"Por mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët, si dhe mos ua vër veshin fyerjeve të tyre dhe mbështetu te Allahu, Allahu mjafton si mbrojtës."[3]
"O besimtarë, mos u bëni si ata që e shqetësonin Musain, pastaj Allahu e liroi nga ajo çka deklaronin dhe ai gëzon respekt te Allahu."[4]
Një poet ka shkruar:
Deti nuk trazohet furishëm,
kur mburraveci hedh në të një gurë.
Në një hadith të mirë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Mos më tregoni gjëra të këqija për shokët e mi, ngase dëshiroj të jem midis jush me zemër të pastër dhe gjoks të qetë.”