Prandaj, njeriu nuk duhet të pikëllohet, ngase ky pikëllim vetëm do të gëzojë armiqtë e tij.
Allahu i lartësuar thotë: "Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forca e kuaj për luftë, që me këtë të frikësoni armiqtë tuaj dhe të Allahut, si dhe të tjerët pos tyre – që ju nuk i njihni, po Allahu i njeh. Krejt çka shpenzoni në rrugën e Allahut do t’u kompensohet, nuk do t’u bëhet e padrejtë."[1]
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u ka lejuar shokëve të tij që me sjelljen e tyre t’i frikësojnë jobesimtarët dhe ata ta shfaqin fuqinë e vet gjatë betejës.
Në ditën e betejës së Uhudit, kur Ebu Duxhane ishte duke ecur me krenari në mes të rreshtave të ushtrisë muslimane i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Vërtet, që kjo është një mënyrë e ecjes të cilën Allahu e urren përveç se në këtë situatë.”
Dhe kur jobesimtarët i vështronin muslimanët nga majat e kodrës, i Dërguari i urdhëroi shokët e tij që të silleshin rreth Qabës, për të shfaqur forcën e tyre dhe durimin.
"Brenda disa vjetëve. Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët."[2]
Armiqtë e Allahut do të pikëllohen dhe do të brengosen kur të shohin besimtarët që janë të lumtur dhe të suksesshëm.
"O besimtarë, për miq të afërt i merrni vetëm tuajt, të tjerët u dëshirojnë vetëm dështimin: mezi presin të zhyteni në vështirësi, nga gojët e tyre del urrejtja, kurse është edhe më e keqe ajo çka fshehin gjokset e tyre. Ne u paraqesim dëshmi, nëse keni mend. Ju ata i doni, kurse ata ju nuk u duan, ndonëse ju i besoni të gjithë librat. Kur u takojnë, deklarojnë: ‘Besojmë!’, por sapo mbesin vetëm, nga zemërimi ndaj jush kafshojnë majat e gishtave të vet. Thuaj: ‘Vdisni nga zilia!’ Allahu, vërtet, i njeh mirë mendimet e çdonjërit."[3]
"Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar."[4]
"O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet e Kuranit, nëse jeni njerëz që kuptoni."[5]
Shumë poetë kanë shkruar poezi, në të cilat përshkruajnë dëshpërimin dhe pikëllimin e armiqve të Allahut kur shikojnë besimtarët e lumtur dhe të gëzuar.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Zoti im, mos lejo që armiqtë dhe ziliqarët t’i gëzohen mossuksesit tim.”
Në një hadith tjetër thuhet: “Zoti im, më mbroj nga të këqijat e armiqve të mi.”
Jobesimtarët dhe armiqtë tjerë të Islamit i gëzohen çdo fatkeqësie dhe mossuksesi që e përjetojnë muslimanët.
Porse, besimtarët kurrë nuk duhet të ngurrojnë për shkak të poshtërimeve dhe të prapësive të tilla.
"E sa shumë kanë qenë të Dërguar krahas të cilëve kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë, e nuk janë zhgënjyer për shkak të vështirësive që i kanë goditur në rrugën e Allahut, edhe nuk janë ndalur e as janë dorëzuar – ndërsa Allahu i do të vendosurit."[6]