Besimi është ilaçi më i mirë
Njëri prej psikologëve dhe psikiatërve më të shquar, doktori Karl Xheik, në faqen 264 të librit të tij Njeriu modern në kërkim të shpirtit deklaron:
"Gjatë tridhjetë vjetëve të shkuara, më kanë ardhur njerëz nga vise të ndryshme të botës për këshilla. Kam shëruar me qindra të sëmurë, prej të cilëve numri më i madh kanë qenë në moshën e mesme, ose mbi 35 vjeç. Secili prej tyre e kishte të qartë se problemi i tij kishte lidhje me mungesën e besimit të cilin nuk mund ta gjente ose kuptonte në jetën e vet. Mund të them me bindje se të gjithë këta njerëz kanë lënguar nga një arsye, e ajo është mungesa e besimit. Nuk është shëruar vetëm ai që nuk është kthyer ose përgatitur për besim."
"Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të jetojë jetë të vështirë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër."[1]
"Ne do t’i kallim frikën në zemër atyre që nuk duan të besojnë, ngase kanë konsideruar të tjerë të barabartë me Allahun, për të cilët Ai nuk ka shpallur asgjë; Xhehenemi do të bëhet vendqëndrim i tyre, e sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për jobesimtarët."[2]
"Kurse veprat e jobesimtarëve janë si iluzioni në luginë në të cilën i eturi shikon ujë, por kur të arrijë në atë vend, nuk gjen gjë, po do të kuptojnë se pranë tij i pret dënimi i Allahut dhe Ai do t’ia paguaj plotësisht llogarinë e tij, ngase Allahu i bën shpejt llogaritë – ose janë si errësirat mbi detin e thellë të cilët i mbulojnë valët krejt një pas një, mbi cilat janë retë, gjithë errësirë njëra pas tjetrës, nuk shihet gishti para syve, - kurse ai të cilit Allahu nuk jep dritë, dritë as mund të ketë."[3]