Këta janë shembuj të njerëzve që kanë qenë vërtet të lumtur dhe që kanë përjetuar lumturi të vërtetë. Ata e kanë arritur atë që e kanë dëshiruar dhe kësisoj e kanë merituar shpërblimin e përjetshëm.
Allahu për Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të), në Kuran ka thënë:
"Kurse nga Zjarri do të jetë larg prej atij që ka frikë nga Allahu, ai që e jep një pjesë të pasurisë së vet, për t’u pastruar."[1]
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), për Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë: "E kam parë në Xhenet një pallat të bardhë dhe pyeta për cilin ishte. Mu përgjigjën: Për Omer ibën Hatabin."
Ai është lutur për Othmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të), me këto fjalë: "O Zot, ia fal Othmanit mëkatet e tij, të përparshmet dhe të tashmet."
Aliun, (Allahu qoftë i kënaqur me të), e kishte përshkruar me këto fjalë: "Ai është njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë."
Për Muadh ibën Xhebelin (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar se për të u dridh froni i Mëshiruesit.
Për Abdullah ibën Amrin (Allahu qoftë i kënaqur me të), Allahu e kishte trimëruar në luftë me fjalët e Veta.
Për Handhalen (Allahu qoftë i kënaqur me të), me këto fjalë: "E kanë pastruar engjëjt e Mëshiruesit."
Këta janë shembujt më të mirë të besimtarëve të sinqertë dhe të robërve të bindur të Allahut.