BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
UrtësiPerfundimSi te behesh njeriu me i lumturButesia ndihmon në realizimin e qellimeve Rehatia eshte ne Xhenet Cmimi i fjaleve te kota Ji i vendosur Marrja e vendimeve Kenaqesia e Allahut ska cmim Shperblimet per besimtaret e vertete Gjema ne luginen e palmave Ji i kenaqur me Allahun Cdo gje e gjalle e madheron Allahun Nese ke deshira te bukura, lutjet do te plotesohen Allahu eshte mbrojtes i mjaftueshem dhe deshmitar Mrekullite e njerezve te mireNganjehere e keqja e sheron njeriun Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoniRrefimi per vdekjen Nga vdekja nuk shpeton dotAllahu eshte i meshirshem ndaj roberve te Vet Kur kerkon, kerko nga Allahu Rrefimi per njeriun qe Allahu i ka dhene shume te mira Ai leshon shi nga qielli Allahu te jep furnizim nga se pret fareAllahu eshte i Meshirshem ndaj roberve te Tij Kush jane evliate? Mos e teproRruga e maturiseKush e beson Allahun e ka udhezuar zemren e vetTe gjithe atyre, edhe te pareve e edhe te dyteve, u ofrojme dhuratat e Zotit tend Preokupoheni me synimin per te qene sa me i pasur Mos u bej kaotik ne jete Hiq dore nga e pamundura Mos u bej jo i natyrshem Mos e injoro mundin e te tjereve Çka mbjell, do të korrëshMos e nencmo asnjerin Shuaje zjarrin e armiqesise para se te merr flake Nese je i shendetshem dhe i ngopur, e tere bota eshte e jotja Pergatitu per veshtiresi Njeriu mund te jete i qete edhe ne varferi Shqetesimi nuk te sjell asgje te mire Jane te humbur ata qe i luten dikujt tjeter pos Allahut Sa mosmirenjohes qe jemi Fatkeqit e vertete Te lumturit e vertete Rrëfimi per sahabiun Xhulejbib (Allahu qofte i kenaqur me te) Stolitë më të mëdha të njeriut Ndersa kur semurem, Ai me sheron Thesaret e mbeturaBegatia eshte sproveUdherrefyesit per kerkues Allahu i mbron besimtaret Shendeti dhe koha e lire Kujdesu per vellain tend Frytet e kenaqesise Merr mesim nga sprovat O njeri, mos u deshpero Optimizmi dhe pesimizmiMos u deshpero, armiku yt do te gezohetBesimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyreMos u deshpero ditet jane te ndryshme Allahu Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos Mos u deshpro dhe dije se vetem permes leximit mund te permiresosh dukshem aftesite tua Mos u deshpero per shkak te gjerave materiale ngase ato nuk kane vlere te vertetNë durim jane te gjitha te mirat Mendimi i mire per Allahun largon pikellimin Urtesia ne durim Si kane jetuar me te miret Celesi i lumturiseKuptimi i kesaj bote Armiqte e rregullit te Allahut Perjetesia ne ahiret Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumturFama e humbur Nuk ben pa shokUne jam para deres Duaja e mazllumit Denimi i Allahut Tek Allahu arrijne fjalet e bukura Atehere, cfare eshte lumturia? Te kuptuarit e jetes se bukur A nuk ta beme gjoksin te gjere Xheneti dhe XhehenemiSecili e kerkon lumturine, por... Degjo ne qetesi Fjalet e Allahut Zoti nuk ben padrejtesi dhe nuk persekuton Nenat e lavderimit Kujtimi i mire eshte jeta e dyte Lumturine e jep Allahu Kjo mund te jete e mireDituria eshte udhezim dhe ilacE keqja ka edhe ane pozitive Dy fjalë të frymëzuara Gjej mbeshtetje te Allahu Ruaju nga kater gjera! Mos ke frike! Me te vertete, ti do te ngadhenjeshFeja jonë eshte tolerante Detyrimet ndaj vellezerve Ki kujdes nga pasionetBazat e rehatiseMos u deshpro, feja jone eshte e lehte Dashuria e verteteShperblimi yt eshte XhenetiNamazi i natësUdhetoni dhe lexoni ajetet per fuqine Rrethohu gjithnjë me miq Jeni të kujdesshëm Llogarite vetveten Lexo shume dhe mendo Dituria e dobishme dhe e dëmshme Veprat e mira janë rruga e lumturisë Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta Perkushtoju punes se dobishme Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuarNatyra qe e krijoi Allahu Vullneti i celikte Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit Besimi eshte rruga e shpetimitSi përsiatin të paditurit!?!Në fund të gjithë e pranojnëEdhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Ji i kenaqur me Allahun
Ji i kenaqur me Allahun
Aid el Karni
Është e njohur lutja e cila thotë: "Jam i kënaqur që Allahu të jetë Zoti im, Islami feja ime dhe Muhamedi i Dërguari im."
 
Kjo lutje e paralajmëron njeriun që duhet të jetë i kënaqur dhe i mjaftuar me përcaktimin e Allahut dhe atë çka ka përcaktuar Ai.
 
Nuk është e drejtë të jesh i kënaqur vetëm me përcaktimin kur kjo shkon në favor tonin, kurse kur diçka shkon keq për ne, të dëshpërohemi, të zemërohemi dhe të humbim shpresën.
 
Kështu sillen mëkatarët dhe jobesimtarët, ngase Allahu në Kuran i përshkruan si ata që janë të humbur.
 
"Ka njerëz që e adhurojnë Allahun, por pa bindje të vërtetë; nëse e përcjell lumturia, ai është i qetë, e nëse bie në sprovën më të vogël, i kthehet pabesimit, e kështu humb edhe këtë edhe botën tjetër. Kjo është, njëmend, humbje e vërtetë."[1]
 
Edhe beduinët kanë pasur karakter të ngjashëm. Në të vërtetë, ata bëheshin besimtarë të devotshëm vetëm kur binte shi, kur gjenin kullosa dhe fitime të mira. Atëherë kujdeseshin për besimin e tyre dhe deklaronin: "Ky (Islami – vër. e përkth.) është feja e vërtetë."
 
Por, kur vinte thatësira dhe gjithçka shkonte ters, ata bëheshin të ngrysur dhe e braktisnin fenë e tyre Islamin.
 
Këtë Islam mund ta quajmë Islam personal të individit, gjegjësisht besim për dobi personale.
 
Nga ana tjetër, ekzistojnë njerëz të cilët janë të kënaqur me çdo përcaktim të Allahut ngase qëllimi i tyre është ta fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe të punojnë vetëm atë që e kënaq Atë.
 
 
 
Zoti im, besoj tek Ti si Zoti dhe Krijuesi im,
 
edhe te Muhamed Mustafaja, që është dritë e udhëzues.
 
 
 
Rrugët e mia jetësore i cakton Shpallja,
 
ngase gjithçka pos Tij është vdekje dhe asgjë.
 
 
 
Me të vërtetë shkatërrimi më i keq dhe më i turpshëm është për ata të cilët ia kthejnë shpinën udhëzimit dhe Rrugës së drejtë, devijojnë dhe harrojnë për të mirat e Zotit. Kjo është humbje e përjetshme dhe mjerim absolut.
 
"Dhe tregoju lajmin për atë, të cilit ia dhamë argumentet Tona, por i cili është larguar prej tyre ndaj e ka arritur shejtani dhe ai ka devijuar. Kurse sikur të dëshironim, do të mund ta lartësonim me ta, por ai iu përkushtua kësaj bote dhe ka ndjekur pasionin e vet. Rasti i tij është si rasti i qenit: nëse e dëbon ai dihat me gjuhën jashtë, kurse nëse e anashkalon ai sërish dihat. Të tillë janë njerëzit të cilët argumentet Tona i konsiderojnë të rreme; prandaj u trego ngjarjet që ata të logjikojnë. Janë shembull i keq njerëzit, të cilët nuk i pranojnë argumentet Tona, ata i bëjnë keqe vetvetes."[2]
 
"O besimtarë, binduni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe mos e braktisni, ju e dëgjoni çka deklaron ai, dhe mos u bëni si ata që deklarojnë:'Dëgjojmë!', por nuk dëgjojnë. Qeniet më të prapa te Allahu janë ata që janë të shurdhër dhe të verbër, të cilët s’duan të kuptojnë. Sikur Allahu do ta dinte që prej tyre ka ndonjë të mirë, do të bënte të dëgjojnë, e sikur do të bënte dhe të dëgjojnë, ata sërish do të kthenin kokën, ngase ata edhe ashtu kthejnë kokën."[3]
 
Kënaqësia me përcaktim dhe atë që e posedon, njeriut ia shton besimin, i sjell gëzim dhe qetësi në zemër.
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), po ndante prenë pas betejës së Hunejnit, duke u dhënë më shumë atyre që e kishin pranuar Islamin më vonë, e më pak ensarëve, duke besuar në mirësinë e shpirtit të tyre dhe pastërtinë e zemrave të tyre.
 
Megjithatë, atyre nuk u erdhi mirë për këtë ndarje. Kur e vërejti këtë, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i tuboi dhe u zbuloi një fshehtësi të madhe për kënaqësi dhe lumturi. Ai u tregoi se si i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte me ta se i dashuron, ndërsa të tjerëve u kishte dhënë më shumë për t’i zbutur zemrat e tyre për Islamin, por edhe për ata që nuk ishin besimtarë të fortë se sa ensarët. Pastaj shokëve të tij, ensarëve, u tha:
 
"A nuk jeni të kënaqur që të tjerët të largohen me bagëti të imët dhe me deve, kurse ju të shkoni me të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Ensarët janë si flamuri, kurse njerëzit tjerë si duaj. Allahu i mëshiroftë ensarët dhe bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre. Nëse ensarët nisën nëpër një grykë dhe luginë kurse të gjithë njerëzit tjetër shkojnë në një grykë dhe një luginë tjetër unë do të shkoja grykës dhe luginës të cilën e kanë zgjedhur ensarët."
 
Atëherë ensarët u gëzuan shumë, u qetësuan dhe e ndjenë kënaqësinë e vërtet me përcaktimin e Allahut.
 
Besimtarët e vërtetë të cilët përpiqen dhe luftojnë në rrugën e Allahut për qëllim e kanë vetëm Xhenetin. Ata këtë qëllim nuk e shesin për përfitime të ulëta të kësaj bote.
 
Një beduin erdhi te i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), për ta pranuar Islamin. Pasi e bëri këtë, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i dha pak para. Atëherë beduini deklaroi: "Nuk ta dhashë betimin për këtë."
 
"Po përse e dhe?", e pyeti i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)
 
"E dhashë për ta arritur shkallën e dëshmorit në rrugën e Allahut, që shigjeta qorre të më godasë në qafë e të më dalë në zverk."
 
"Nëse e ke thënë të vërtetën, Allahu do ta plotësojë", përfundoi i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
 
Dhe vërtet, në betejën  e ardhshme në të cilën kishte marrë pjesë ky beduin, një shigjetë qorre e goditi pikërisht ashtu siç e dëshiroi vetë, ndaj e takoi Zotin e tij i lumtur, ndërsa edhe Ai ishte i kënaqur me të.
 
 
 
Çka është pasuria dhe kjo botë e brishtë,
 
çka janë të mirat dhe xhevahiret e shtrenjtë!?!
 
 
 
Çka është fama, çka pallatet dhe dëshirat,
 
çka janë mëndafshi dhe kadifeja e bardhë!?!
 
 
 
Asgjë pos imagjinatës e shpirti makut,
 
kurse amshimi i takon vetëm Zotit Një!
 
 
 
Me një rast i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), po u ndante pasuri dhe para njerëzve. Më shumë u jepte atyre që ishin më të dobët ne besim, që dyshonin dhe atyre që jetonin në fantazitë tyre. Por i kishte përjashtuar ata që ishin më të guximshmit në beteja, më të angazhuarit dhe ata trupi i cilëve ishte plot plagë në rrugën e së vërtetës. Pastaj u ngrit dhe mbajti një fjalim në të cilin tha: "Po u jap atyre që kanë në zemër frikë dhe lakmi. I kam lënë anash ata në zemrat e të cilëve ka besim dhe mirësi, e prej tyre është Amër ibën Taglebi."
 
Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të), pas kësaj, deklaroi: "Këto fjalë janë krejt ç’kam dashur të dëgjoj në dynja."
 
Kjo është kënaqësia e vërtetë me fatin e Allahut, kënaqësia me vendimin e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Një fjalë lëvdatë nga i Dërguari, (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), për sahabët është më e pëlqyer se tërë kjo botë.
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u premtonte gjithnjë shokëve të tij shpërblim nga Allahu, Xhenetin dhe kënaqësinë e Allahut. Kurrë nuk u premtonte shtëpi, pallate dhe kopshte.
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), vazhdimisht deklaronte: "Kush e kryen këtë dhe atë, si rrjedhojë e ka si shpërblim Xhenetin" ose "...do të jetë shoku im në Xhenet."
 
Ai e dinte se për gjithë këto mundime aq të sinqerta nuk ka shpërblim të mjaftueshëm në këtë botë dhe se vetëm shpërblimi i përjetshëm do të ishte kompensim. Kjo botë është e atillë që nuk e çmon mjaft zellin dhe është koprracë kur jep lëmoshë.
 
Nga Tirmidhi transmetohet një hadith në të cilin Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), kishte kërkuar leje për ta kryer umren, kurse i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i tha: "Mos na harro neve në lutjet tua, vëllai im."
 
Prandaj, këtë e ka thënë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ai që ka ardhur me udhëzim, i cili ka qenë prijës, i cili nuk e ka folur të pavërtetën dhe i cili ka qenë i mbrojtur nga mëkatet. Këto janë fjalë tejet të çmueshme, të lartësuara dhe me peshë.
 
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: "Këto fjalë të Dërguarit nuk do t’i ndërroja me asgjë në këtë botë, e as për tërë këtë botë."
 
Këto fjalë duhet t’i kuptojmë sikur të na jenë drejtuar neve, sikur ne të ishim nderuar me lutjen e bukur të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
 
 
 
U lëshuar nata dhe gjithçka ra në gjumë,
 
por unë mbeta zgjuar duke të kujtuar, o i Dërguar, e yll prijës.
 
 
 
Ti zemrat me dashuri na i mbushe shumë,
 
dhe me të me qerpikun e natës dhe të hënës i ngjyros.
 
 
 
Askush nuk mund ta përshkruaj se sa ka qenë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i kënaqur me Zotin dhe përcaktimin e Tij. Ai ka qenë i kënaqur në skamje dhe në begati, në luftë dhe në paqe, kur ishte i fuqishëm dhe kur ishte i dobët, kur ishte i sëmurë dhe kur ishte i shëndosh.
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte shijuar tërë hidhësinë e jetës që kur ishte jetim. Ishte bonjak, por ishte i kënaqur. Kishte momente kur nuk mund ta gjente as një hurme të vetme për ta ngrënë. Lidhte një gur në stomak, huazonte tërshërë nga hebrenjtë dhe e ka dhënë mburojën e tij personale si peng. Flinte në hasër dhe shpesh e lëndonte trupin për shkak të fortësisë së kësaj. Tri ditë nuk kishte shijuar asgjë nga ushqimi, e sërish edhe përkundër tërë kësaj ai gjithnjë ishte i kënaqur me Zotin e botëve.
 
"Madhëruar qoftë Ai i Cili, nëse dëshiron, mund të japë më mirë se kaq: kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe pallate."[4]
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte i kënaqur kur e kishte në vështirësi. Kur e gjithë bota ishte ngritur kundër tij, kur luftonin kundër Islamit me pasuri, me heshta dhe me fjalë, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e dinte se gjendet në anën e Allahut, e aty janë të suksesshmit.
 
Ishte i përmbajtur dhe i durueshëm edhe kur i vdiqën personat me të dashur, gruaja, Hatixheja (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe xhaxhai Ebu Talibi. Ishte i kënaqur edhe kur e torturonin dhe kur ishte në varfëri të skajshme dhe izolim.
 
Ishte i kënaqur edhe kur e fyenin dhe e poshtëronin më së shumti dhe deklaronin se është i marrë, magjistar dhe poet.
 
Ishte i kënaqur edhe kur e dëbuan nga qyteti i lindjes, të cilin i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e donte shumë dhe në të cilin e kishte kaluar fëmijërinë, rininë dhe shumë vite si burrë i martuar. Ai për Mekën ka thënë: "Ti je qyteti im më i dashur dhe sikur banorët e tu të mos më kishin dëbuar, nuk do të braktisja kurrë."
 
Ishte i kënaqur edhe kur e sulmuan dhe e larguan në mënyrën më të prapë në Taif, kurse ai kishte ardhur vetëm t’ua tregonte të vërtetën dhe t’i ftonte në shpëtim.
 
Ishte i kënaqur edhe kur e ndoqën, e organizuan ndjekje kundër tij dhe i vendosën kurthe të ndryshme.
 
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte i kënaqur në çdo vend dhe në çdo kohë.
 
Kur e plagosën në Uhud, ia vranë xhaxhain dhe shumë shokë të tij, ai deklaroi: "Rendituni pas meje në radhë ta falënderojmë Allahun."
 
Ishte i kënaqur edhe kur kundër tij kishin lidhur aleancë hebrenjtë, hipokritët dhe idhujtarët. Ishte gjithnjë i vendosur dhe i sigurt me Allahun.
 
Prandaj për të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kënaqësia e Allahut është shpërblimi i vetëm.
 
"Dhe ai, vërtet, do të jetë i kënaqur!"[5] 
 
 
 
 
 


[1] Haxh, 11.

[2] Araf, 175-178.

[3] Enfal, 20-23.

[4] Furkan, 10.

[5] Lejl, 21.

 
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com