Autori i librit Shpëtimi nga vuajtjet transmeton një ngjarje tejet edukative lidhur me një njeri të urtë i cili është sprovuar me një fatkeqësi të madhe. Te ky i urti erdhën miq duke i shprehur ngushëllime dhe keqardhje, kurse ai u tha: "Kam përgatitur një ilaç me gjashtë përbërës për dhembjen time."
Ata e pyetën: "Çfarë ilaçi dhe çfarë përbërësish janë, o miku ynë?"
"Përbërësi i parë është besimi i pakushtëzuar dhe i sinqertë në Allahun e Madhërishëm.
I dyti është bindja ime se gjithçka që është e përcaktuar do të ndodhë.
I treti, durimi është mjeti më i mirë për ata që janë zhytur në pikëllim.
I katërti, nëse nuk duroj, atëherë, çfarë duhet bërë?!
I pesti, mund të jetë edhe më keq se kjo në çka kam tani.
I gjashti, në çdo moment mund të vijë shpëtimi dhe dalja nga situata e vështirë.
Ja, miqtë e mi, këtë e përbën ilaçi im për dëshpërim e vështirësi."