Të gjitha këto "thesare të përjetshme" Allahu i ka theksuar në ajetin vijues:
"Nuk qëndron ndershmëria në faktin që të orientoni fytyrat tuaja kah lindja apo perëndimi; të ndershëm janë ata që e besojnë Allahun, edhe botën tjetër, edhe engjëjt, edhe librat, edhe të dërguarit, edhe të cilët nga pasuria e vet, ndonëse e duan shumë, u japin ta afërmve, edhe bonjakëve, edhe skamnorëve, edhe udhëtarëve të rastit, edhe lypësve, edhe për blerje të robërisë, edhe që e kryejnë namazin dhe japin zeqatin, edhe që e përmbushin obligimin, kur e marrin përsipër, posaçërisht ata të cilët janë të qëndrueshëm në skamje, edhe sëmundje, edhe në betejën e egër. Ata janë besimtarë të sinqertë, edhe ata kanë frikë nga Allahu dhe largohen nga veprimet e prapa."[1]