Njerëzit e urtë kanë deklaruar: "Ata që kërkojnë dhe hulumtojnë të metat e njerëzve janë të ngjashëm me mizat të cilat vijnë rrotull plehut." 
 
Megjithatë, numri më i madh i njerëzve këtë gjë e bën çdo ditë. Disa prej tyre janë "njerëz por...", ngase e përdorin rregullisht këtë lidhëse. Nëse fillon të flasësh për një të mirë, njerëzit e tillë kryesisht deklarojnë: "Mirë, por..." Pas kësaj "por" pason një mori fjalësh fyese dhe qortuese. 
 
"Mjerë çdo shpifës-sarkastik."[1] 
 
"Dhe mos e dëgjo asnjë shpifës, të mallkuar e të urryer, atë që bart fjalët e të tjerëve, koprrac, tiran, mëkatar të madh."[2] 
 
"O besimtarë, hiqni dorë nga dyshimet e shumta, disa dyshime vërtet janë mëkat. Edhe mos e përgjoni njëri tjetrin edhe mos e përgojoni njëri tjetrin! A do të ishte mirë për ndonjërin prej jush ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e për ju kjo është e pështirë, andaj kini frikë nga Allahu, Allahu, me siguri, pranon pendime dhe është mëshirues."[3] 
 
Lumturia jonë realizohet kur të tjerët i bëjmë të lumtur e të gëzuar. Me njerëz duhet të njoftohemi, të pyesim për vetitë e tyre të mira dhe virtytet e tyre. E kam kuptuar se sa më shumë i respektojmë ne të tjerët dhe interesohemi për ta, njësoj edhe ata do të na respektojnë dhe çmojnë neve. 
 
Mirëpo nëse dikë e injorojmë dhe e nënçmojmë, ai do të bëjë njësoj ndaj nesh dhe nuk do të dëshirojë të ketë asnjë punë me ne. 
 
Është i pamend çdonjëri që pandeh se njerëzit do ta respektojnë nëse vetë ai nuk i çmon dhe i respekton ata! 
 
Kush dëshiron të jetë i njohur dhe i respektuar, mos t’i poshtërojë të tjerët?!? 
 
Kjo është ndarje e padrejtë, e të tillët duhet ta dinë se janë: 
 
"Të mjerë ata. të cilët vjedhin gjatë matjes."[4]