Një marinar ishte humbur në oqeanin indian dhe në oqean të hapur kishte kaluar njëzet e një ditë. Kur shpëtoi, njerëzit e pyetën për mësimin më të madh që e kishte nxjerrë nga kjo ngjarje:
"Mësimi më i madh nga kjo përvojë e paharrueshme është që kur ke mjaft ushqim dhe ujë të pijshëm për të pirë, nuk guxon assesi të ngrysesh dhe të jesh i mërzitur."
Dikush ka deklaruar që gjithë jeta përkufizohet në një kafshatë dhe një gllënjkë, ndërsa gjithçka tjetër është e pavlerë dhe e parëndësishme.
Xhonatan Svift ka deklaruar: "Mjekët më të mirë në botë janë: mjeku i quajtur qetësi dhe mjeku i quajtur lumturi. Me ta, gjegjësisht me qetësi dhe lumturi, nuk do të ndjeni kurrë që ju mungon diç."
Konsideroj që trashësia është një sëmundje kronike dhe se stomaku i madh e rrënon arsyen. Qetësia është kënaqësi për zemër dhe bekim për shpirtin. Lumturia dhe gëzimi janë ushqimi më i mirë.