Buhariu në përmbledhjen e tij citon hadithin në të cilin Allahu thotë: “Kujt ia marr dikë të dashur në këtë botë, ndërsa ai bën durim, si shpërblim do t’ia dhuroj Xhenetin.”
Gjatë jetës shumë këshilla më ke dhënë, por këshillën
më të madhe ma dhurove, atë çast kur nga kjo botë u largove.
Në një hadith autentik theksohet: “Kujt ia marr shikimin, do të ketë Xhenetin si shpërblim.”
"Nuk janë sytë që nuk shikojnë, por zemrat e verbra në gjokse." [1]
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kur Allahu ia merr besimtarit fëmijën, i pyet engjëjt: 'A e keni marrë shpirtin e birit të robit Tim?' 'Po', përgjigjen engjëjt, 'A ia keni marrë atë që e do më së shumti?' 'Po', përsërisin engjëjt. I pyet Allahu sërish: Po çka tha robi Im lidhur me këtë?'. 'Të falënderon dhe deklaron: Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.' 'ndërtojani robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe quane shtëpia e falënderimit', thotë Lavdiploti.”[2]
Në disa transmetime përmendet se njerëzit Ditën e Gjykimit do të pendohen që nuk janë sakrifikuar më shumë për Allahun, kur të shohin sa dhe çfarë shpërblimi do të kenë ata që janë vënë në sprovë.
"Thuaj: O robërit e Mi që besoni, kini frikë, nga Zoti juaj! Ata të cilët në këtë botë kryejnë vepra të mira i pret shpërblimi, kurse toka e Allahut është e gjerë; vetëm ata të cilët janë të vendosur do të shpërblehen pa kufi."[3]
"Dhe kur u nisën drejt Xhalutit dhe ushtrisë së tij, ata kërkuan: Zoti ynë, na frymëzo me vendosmëri dhe na forco hapat tanë, e na ndihmo kundër popullit i cili nuk beson!"[4]
"Paqja qoftë me ju, ngase keni duruar, e sa i bukur është vendbanimi më i bukur!"[5]
"Ji durimtar! por, durimtar do të jesh vetëm me ndihmën e Allahut. E mos u pikëllo për ta, e mos u brengos për intrigat e tyre."[6]
"E ti bëhu durimtar! Premtimi i Allahut, njëmend është i vërtetë, e assesi të mos mashtrojnë ata që nuk besojnë."[7]
Në hadith thuhet: “Ai që është në sprovë të madhe për këtë do të ketë shpërblim të madh. Kur Allahu e pëlqen dikë, e vë në sprovë. Ai që është i kënaqur, do të fitojë kënaqësi, kurse ai që shfaqë pakënaqësi, e zemërohet do të fitojë zemërimin.”[8]
Çdo njeri në sprovë ndeshet me gjëra madhështore, si shpërblim, durim, kuptim të caktimit të Allahut e të ngjashme. Ai duhet ta dijë se Allahu merr njëkohësisht edhe jep.
"Allahu ju urdhëron që shërbimet përgjegjëse t’ua besoni atyre që janë të denjë edhe kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Këshilla e Allahut është vërtet e bukur – Kurse Allahu vërtet sheh dhe dëgjon çdo gjë."[9]
"Tërë pasuria dhe fëmijët janë vetëm amanet i pastër, të cilin në fund duhet t’ia kthejmë pronarit."[10]
[2] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.
[8] Hadithin e shënon Tirmidhiu.