Lumturia e njeriut realizohet kur i kryen të gjitha detyrimet ndaj Krijuesit të vet, pastaj ndaj njerëzve dhe krijesave të tjera. Numri më i madh i njerëzve konsideron se të folurit është gjë e zakonshme dhe e thjeshtë. Mirëpo, është tejet vështirë që të folurit ta përdorësh për gjëra të lavdëruara dhe të pëlqyeshme. Si mund të bëhet të folurit mjet i përsosur i afrimit tek Allahu.
"O ju që e lexoni librin, si mund të kërkoni nga të tjerët të kryejnë vepra të mira, ndërkohë që e harroni veten tuaj? Përse nuk mblidhni mendjen?"[1]
Ata që urdhërojnë për vepra të mira, ndërsa vetë nuk i kryejnë. Ata që ndalojnë nga të këqijat, porse vetë i kryejnë. Në hadith shpesh përmendet shembulli i atij që nuk ka bërë atë çfarë ka deklaruar. Ai për të cilin ka aluduar i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është njeriu i cili do t’i përjetojë vuajtjet më të mëdha në Xhehenem dhe të vijë rrotull rreth rrotullimeve të veta si gomari rreth kularit. Të gjithë banorët e Xhehenemit do ta pyesin për shkakun e kësaj vuajtje kaq të rëndë, ndërsa ai do t’u përgjigjet: "Kam kërkuar nga ju të bëni mirë, por unë nuk kam bërë dhe ju pata ndaluar të bëni prapësi, por vetë i kam bërë."
O ti që flet shumë dhe i mëson të tjerët,
erdhi koha që të gjitha këto t’ia mësosh vetes.
Ligjëruesi i njohur Ebu Muadh er-Raziu po u fliste njerëzve dhe në një moment bashkë me masën filloi të qajë duke u folur:
Për devotshmërinë ju flet ai që nuk ka frikë nga Zoti,
i sëmurë është ai i cili shëron njerëzit.
Disa pararendës të denjë gjithnjë jepnin lëmoshë para se t’i këshillonin të tjerët për këtë. Kështu hasnin në miratim shumë të mirë në ato çfarë predikonin.
Në periudhën e artë të civilizimit Islam një njeri u bënte thirrje njerëzve të tjerë të lironin robërit, por askush nuk e dëgjoi. Pas kësaj ai mblodhi pak para dhe vetë e liroi një rob. Pasi e panë këtë gjest të tijin, shumë njerëz filluan t`i lirojnë; robërit e tyre, kështu që këto ditë mbahen në mend si ditët e faljes dhe të mëshirës.