Zemra që falënderon, gjuha që përmend Allahun dhe personi që bën durim.
Në durim, dhikër dhe falënderime,
janë të fshehura shpërblime dhe begati.
Lumturinë nuk do ta kuptosh edhe nëse të flasin për të dijetarët më të shquar, njerëzit më të urtë dhe poetët më elokuentë. Do ta kuptosh vetëm atëherë kur vendos sinqerisht dhe i palëkundur ta kërkosh dhe ta arrish atë.
Në një hadith kudsij qëndron: “Kush më afrohet duke ecur, Unë i afrohem duke nxituar.”
Njeriun do ta lumturojnë, gjithashtu, edhe ruajtja e fshehtësisë dhe planifikimi i jetës.
Rrëfehet se dikush ia kishte dhënë një beduini njëzet dërhemë t’ia ruaj sekretin. Pas një kohe beduini ishte shumë i shqetësuar dhe shkoi te pronari i dërhemëve, ia ktheu ato në mënyrë që të mund ta publikojë sekretin, ngase ruajtja e sekretit kërkon vendosmëri, durim dhe qëndrueshmëri.
"O biri im, mos ia rrëfe ëndrrën vëllezërve tu."[1]
Një prej dobësive të njeriut është edhe ajo që ai ka qejf t’i zbulojë sekretet e tija. Kjo është sëmurje e lashtë e njerëzimit. Shpirti ynë, thjesht, synon publikimin e fshehtësive dhe bartjen e thashethemeve. Kjo është shumë e lidhur me lumturinë e njerëzve ngase ata që i zbulojnë të fshehtat në të shumtën e rasteve pendohen dhe dëshpërohen për këtë.
Për këtë gjithashtu do të sjellim një ajet të sures Kehf si argument. Në të Lavdiploti thotë:
"Edhe të sillet mirë dhe të mos i tregojë askujt për ju."[2]