Kur flas për shqetësime dhe vështirësi, kam dëshirë që njerëzve t’u them si mund të çojnë një jetë shumë të mirë nëse pajtohen me përcaktimin e Zotit, nëse janë të kënaqur me atë që kanë, nuk vajtojnë për të kaluarën dhe ikin nga gjithçka që u sjell shqetësim.
Më kujtohet mirë shkolla fillore dhe se si kam jetuar atëherë. Natyrisht, gjë e pamohueshme në shkollë ka qenë garimi me shokët se cili do të jetë më i miri. Për këtë përpiqesha shumë dhe kaloja orë të tëra pa gjumë duke përsiatur nëse është dikush më i mirë se unë, a mëson më shumë, nëse notat janë reale etj.
Nga ana tjetër, shumë kohë kam kaluar duke mësuar dhe duke përsëritur me mund të dhënat e mirënjohura nga frika që të mos i harroj ose të gaboj në tekste.
Kur shpallej rezultati i testit, nganjëherë isha i kënaqur, e nganjëherë edhe i pakënaqur.
Prandaj, suksesi ishte i ndryshëm. Mirëpo, është i sigurt fakti që shqetësimi, të cilin e kisha më bollëk nuk më ka ndihmuar kurrë që rezultati im të jetë më i mirë. Madje, vetëm më pengonte ngase nuk më kalonte edhe kur i kisha mësuar të gjitha dhe kur dilja në test, por me shkaktonte probleme edhe gjatë punës në test. Thënë më shkurt, shqetësimi kurrë nuk i ka sjellë diç të mirë askujt.
E kalova jetën pa menduar për brenga,
ngase e dija - asgjë s’do më shqetësojë.