Ibën Hazmi në librin e tij Shërimi i shpirtit pohon se dituria është armë shumë efikase kundër shejtanit, ngase largon pëshpëritjet e tij si dhe të gjitha brengat dhe pikëllimet tjera.
Kjo është e vërtetë posaçërisht kur bëhet fjalë për njerëzit të cilët i janë përkushtuar tërësisht diturisë.
Çdonjëri që kërkon dituri duhet ta planifikojë kohën: një pjesë për mësim, një pjesë për përsëritje dhe një pjesë për pushim. Gjithashtu është shumë e dobishme të lexohen materiale të ndryshme ngase kjo e përshpejton mësimin.