Vdekja e pret edhe mendjelartin e edhe modestin, edhe sundimtarin e edhe robin, edhe xhelatin e edhe të burgosurin, edhe shtypësin e edhe të shtypurin.
Kur Ibën Zubejr Muhamed ibën Hanefi u burgos në burgun Arim, në Meke poeti Kuthir tha:
Bukuria e botës nuk do të zgjasë për askënd,
ashpërsia e kësaj bote është një goditje fatale.
Për këtë dhe për atë është një periudhë që do të përfundojë,
dhe atë që secili e ka përjetuar do të jetë ëndrra e një ëndërruesi.
"E sa shumë popuj para tyre i kemi shkatërruar! A e sheh ndonjë prej tyre dhe a e dëgjon edhe zërin më të vogël të tyre?"[1] Ky ajet na tregon bukur se si përfundojnë ata që janë mendjelartë në Tokë dhe e konsiderojnë vetën se janë më të pasurit. Por, pas të gjitha kënaqësive dhe famës së tyre vjen vdekja, e pas saj dhënia e llogarive.
[1] Merjem, 98.