Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut
Aid el Karni
Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut
"Pikëllimin tim dhe dëshpërimin tim unë e shtroj para Allahut, ndërsa nga Allahu e di atë që ju nuk e dini, tha ai. O bijtë e mi, shkoni dhe merrni vesh për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut; vetëm jobesimtarët e humbën shpresën në mëshirën e Allahut."[1]
"Dhe kur të Dërguarit ishin gati të humbin shpresën dhe të pandehnin se do t’i shpallin gënjeshtarë, u vinte ndihma Jonë; ne i shpëtonim ata që ne dëshironim, ndërsa dënimi Ynë nuk do ta anashkalonte popullin jobesimtar!"[2]
"Edhe Dhun-Nunit (Junusin), kur shkoi me hidhërim dhe mendoi që nuk do ta ndëshkojmë – por pastaj në errësirë vajtonte: Nuk ka zot pos teje, madhëruar qofsh; kurse unë vërtet kam bërë mëkat ndaj vetes! – iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga vështirësitë; ja, kështu ne i shpëtojmë besimtarët."[3]
"O besimtarë, kujtoni mëshirën e Allahut ndaj jush kur te ju arritën ushtritë, pastaj Ne kundër tyre dërguam erën, e edhe ushtri të cilat ju nuk i shihnit – ndërsa Allahu e sheh mirë çka bëni – kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kurse shpirti u kishte ardhur në fyt dhe kur u shkonte ndër mend lidhur me Allahun gjithçka – atëherë besimtarët ishin vënë në sprovë dhe nuk mund të shqetësohen më keq."[4]