Një njeri me të drejtë ka deklaruar: "Udhëtimi e largon dëshpërimin, brengën dhe pikëllimin."
Hafidh er-Ramhermezi, në librin e tij El-Muhadith el-Kadi flet për dobitë e arritjes së diturisë dhe frytet e saj. Ai posaçërisht e thekson udhëtimin si një begati dhe dobi të shumëfishtë, e në këtë mënyrë i përgjigjet të gjithë njerëzve që udhëtimet nuk i konsiderojnë të dobishme:
"Secili që i qorton ata që udhëtojnë në kërkim të diturisë do të duhej ta dijë se sa i bukur është ky udhëtim dhe sa shtohet zelli dhe aktiviteti i tyre në këtë udhëtim. Udhëtari në rrugën e diturisë fiton një motivacion të posaçëm, i cili e shpie në shumë qytete e fshatra, male dhe lugina, lumenj e liqene, kopshte e lulishte. Fytyra e udhëtarit të këtillë bëhet e ndritur dhe e pastër. Ai shikon mrekulli dhe ngjarje të shumta, njeh njerëz ngjyrash dhe gjuhësh të ndryshme. Pushon në hije të rënda afër oazave piktoreske. Ha në mesxhide, pi në lugje, fle gjumë aty ku e zë nata. Në shtëpi e pranojnë njerëz të mirë dhe të pëlqyer nga Allahu. Udhëtari i tillë nuk është artificial, në zemrën e tij lindin gëzime të forta dhe të papara kur të arrijë te caku i dëshiruar dhe kur sjell në shtëpinë e tjerëve gëzim dhe mirësi. Mbase të gjitha bukuritë e kësaj bote janë përkufizuar në zemrën e këtij udhëtari dhe peizazhet e bukura të cilët i sheh në rrugën e vet. Dobitë e këtij njeriu janë më të bukura dhe më të qarta se lindja e pranverës. Sikur kundërshtarët e udhëtimit ta dinin dhe ndjenin vetëm një pjesë të kësaj kënaqësie, do të shihnin në çfarë mashtrimi dhe mjerimi janë."
Tendën tënde vendose në një lugim t’bukur,
do ta shohësh si do të zhduken të gjitha telashet.