Në një revistë të njohur me titull El-Kasim para disa vitesh është publikuar një rrëfim tejet edukativ dhe i vërtetë. Rrëfimi tregon se një i ri nga Damasku kishte rezervuar biletën për një fluturim dhe i kishte treguar nënës ta zgjonte para fluturimit ngase ishte shumë i lodhur dhe dëshironte të bënte një sy gjumë. Gjersa ai po flinte, nëna në radio e kishte dëgjuar se po vinte një shtrëngatë e fortë. Nga frika për djalin e vetëm, nëna s’deshi ta zgjonte me shpresë se kështu do ta lëshonte fluturimin nëpër këtë mot të lig dhe të shpëtonte nga ndonjë fatkeqësi eventuale. Kur u bind që koha për fluturim kishte kaluar dhe se aeroplani duhej të kishte fluturuar, shkoi në dhomën e djalit për ta zgjuar. Mirëpo, djali i saj kishte vdekur në shtratin e tij.
"Thuaj: 'Vdekja prej së cilës ikni me të vërtetë do t’u arrijë. Pastaj do të ktheheni te Ai, i Cili e njeh edhe botën e dukshme edhe atë të padukshme dhe Ai do t’ju informojë për atë që keni bërë.'"[1]
Kështu, duke ikur nga vdekja, njeriu në të vërtetë, nxiton kah ajo.
Njerëzit deklarojnë: "Kush e ka të shkruar të shpëtoj do të gjejë shpëtim edhe në thellësitë e detit."
Kur të arrijë koha e vdekjes, kur të vijë exheli, prej tij nuk do të shpëtojë, e as që mund t’i ikë askush.