Ibën Kajimi numëron konditat për qetësim dhe prehje të shpirtit. Ne do t’i theksojmë disa syresh.
Kështu më i rëndësishëm është teuhidi, besimi në një Zot. Kjo njohuri për krijuesin tonë na zgjeron gjokset më shumë se dynjaja.
Politeistët dhe jobesimtarët nuk e njohin fare jetën. Allahu thotë:
"Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të jetojë jetë të rëndë dhe Ditën e Gjykimit do ta ringjallim të verbër."[1]
"Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë – Ai e ngazëllen zemrën e tij për Islam, kurse atë që dëshiron ta lë në devijim, - Ai e ngurtëson zemrën e tij duke bërë të lodhur, si kur përpiqet ta fluturojë në qiell. Ja, kështu i lë pa mbështetje ata që nuk besojnë."[2]
"Ne do të mbjellim frikë në zemrat e atyre që nuk do të besojnë, ngaqë të tjerë të barabartë me Allahun konsiderojnë, për të cilët Ai nuk ka shpallur asgjë; Xhehenemi vendbanim i tyre do të jetë, e sa vendbanim i tmerrshëm për jobesimtarët do të jetë."[3]
"Vallë janë njësoj ai zemrën e të cilit Allahu e ka bërë ta dojë Islamin, ndaj ai e ndjek dritën e Zotit të vet? Të mjerët ata zemrat e të cilëve janë të painteresuara kur përmendet Allahu, ata janë në huti të vërtetë!"[4]
Një mësim i mirë, gjithashtu, i sjell prehje shpirtit. Pikërisht për këtë arsye dijetarët janë njerëz me shpirt më të gjerë dhe më të qetë. Ata dinë vërtet të gëzohen dhe të kënaqen ngase dinë më shumë dhe punojnë sipas modelit të të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
"Dije se nuk ka zot pos Allahut!"[5]
"Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, disa individë të tyre kishin planifikuar të mashtronin – por e mashtruan vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty Allahu ta shpall Librin dhe urtësinë dhe të mëson për atë që se ke ditur; sa e madhe është mirësia e Allahut ndaj teje!"[6]
Vepra e mirë është kondita tjetër për qetësi. Bamirësit bartin dritë në zemrat e tyre, dritë në fytyrë, ata janë nafakë të madhe, ndërsa i duan të gjitha krijesat e Allahut.
"Ne do t’ua shuajmë etjen me ujë të bollshëm."[7]
Gjithsesi duhet përmendur guximin. Njerëzit e guximshëm janë të durueshëm, trima, sakrifikues ngase e dinë që shkojnë te Mëshirëploti. Ata nuk i brengosin tregimet e shumta dhe llomotitjet, nuk i kushtojnë vëmendje frikësimeve dhe alarmeve të rreme.
Trimi i vesh rrobat e kuqe të vdekjes,
e në qiell e presin kopshtet e xhenetit.
Ai vdes vetëm kur heshtin shpatat,
dhe në majat e famës ngjitet.
Largimi nga mëkati është i lidhur me qetësinë dhe prehjen shpirtërore. Mëkatet e njollosin dhe e turbullojnë jetën e njeriut, e flakin në errësirë dhe në vuajtje.
Kam parë se si mëkatet vrasin zemrën,
edhe duke e flakur në honet e poshtërimit.
Në fund, duhet dalluar edhe teprimin në çështjet e lejuara - mubah, siç është biseda, ushqimi, gjumi dhe shoqërime të ndryshme.
"Dhe të cilët i largohen asaj që nuk ka të bëjë me ta."[8]
"Ai nuk e fol asnjë fjalë, e që pranë tij të mos jetë prezent ai që vigjilon."[9]
"Dhe hani e pini, por mos e teproni; Ai nuk i do ata që e teprojnë."[10]
O banor i shtratit, që fle si shumë,
dije se pas jetës gjumi do të jetë i gjatë.