Sufjan eth-Theuri deklaron:
Kur njerëzit t’i mbyllin dyert, kur të mirët të zhduken,
do të mjaftojë ajo që mbetet edhe pa ta në këtë botë.
Pak kripë, pogaçe e thatë, ujë nga Tigri dhe kjo është drekë,
bashkoju atyre ushqimi i të cilëve është copa të vogla.
Urinë do ta shuash, trupin do ta bësh të njëjtë,
dhe madje në fund do të ëmbëlsohesh me hurma të shijshme.
Nëse shpirtin tënd e ruan me kujdes dhe e stolis me virtyte fisnike, më mirë është një gllënjkë ujë, një kothere bukë, një tendë e vjetër dhe një kasolle e drunjtë se çdo pallat dhe kopsht i bukur në të cilët kënaqen shpirtrat veskeq dhe të papastër.
Sprova është si sëmundja, duhet të kalojë një kohë. Kush dëshiron ta shpejtojë, vetëm do ta bëj më të madhe dhe më të rëndë. Prandaj, kur është fjala për sprovat dhe vështirësitë nevojitet një kohë për të kaluar dhe zhdukur. Çdo njeri i sprovuar dhe i vuajtur duhet të jetë i durueshëm, të presë shpëtimin dhe të bëjë vazhdimisht dua.