Përfundim
Unë dhe ti, t`i drejtohemi vetëm Allahut, më të Pasurit, të Vetmit, të Nderuarit, Strehimtarit, të Gjalli dhe të Përjetshmit, Atij që i takon lavdia dhe nderi, t`i drejtohemi tek pragu Krijuesit, të strehohemi në derën e Njëshmërisë, t`i lutemi dhe të insistojmë së luturi, të kërkojmë dhe të presim përgjigje, sepse Ai është Falësi, Shëruesi dhe i Mjaftueshmi, Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi, Ai është Jetëdhënësi dhe Jetëmarrësi.
"Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Xhehenemit."[1]
“O Allah, unë kërkoj shëndet të plotë, falje dhe mirëqenien e përhershme në këtë botë dhe në Botën Tjetër.”
"O Allah, unë kërkoj që të më japësh nga të mirat që t`i ka kërkuar i Dërguari yt Muhamed; unë kërkoj që të më mbrosh nga të këqijat që i ka kërkuar i Dërguari yt Muhamed."
“O Allah, unë kërkoj strehim te Ti prej merakut dhe pikëllimit, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde prej paaftësisë dhe përtacisë, unë kërkoj mbrojtje nga koprracia dhe frika, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde nga dominimi i borxhit dhe shtypja e njerëzve.”
I lartësuar je Allah, Zoti ynë, Zoti i Lavdisë për atë që ata i përshkruajnë, ndërsa përshëndetje mbi të Dërguarit dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve.