Do të ishte mirë që çdo besimtar të ketë një fletore të vogël, në të cilën do të shënojë momentet kur ka luftuar me vetveten, egon e vet dhe pasionet e tija. Aty duhet shënuar të gjitha anët negative dhe progresin në shërimin e tyre.
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: "Rishikoni veprat tuaja para se të vijë Dita e Gjykimit kur do të jepni llogari dhe përgatiteni shpirtin për ballafaqimin e madh."
Në jetën e përditshme njerëzit përsërisin tre gabime.
I pari është që e çojmë kohën kot.
I dyti që bisedojmë për gjërat që nuk kanë rëndësi.
"Bukuria e Islamit te njeriut pasqyrohet në atë që të largohet nga ajo që nuk ka të bëjë me të." (hadith)
I treti është që interesohemi për ato gjëra që janë të parëndësishme, si dëgjimi i thashethemeve dhe përgojimi. Krejt këto na pengojnë dhe na ndalojnë në rrugën e së vërtetës.
Nuk jam me ty o i pavëmendshëm,
por mbizotëroje kohën e lirë.
I lumtur është vetëm ai që e sundon,
e larg qoftë çdo brez shqetësimeve të disave.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ia kishte mësuar xhaxhait të vet Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), ta recitojë një lutje në të cilën është fshehur gëzimi i kësaj dhe i botës tjetër. Ajo është: "Zoti im, më dhuro falje dhe shëndet."
"Do t’i japim atij që do shpërblim në këtë botë, por do t’i japim edhe atij që do shpërblim në botën tjetër dhe mirënjohësit me siguri do t’i shpërblejmë."[1]