Pohon Ibën Abasi:
Nëse Allahu ma merr dritën e syve,
më mbetet drita e gjuhës dhe e veshëve.
Zemrën e kam të pastër, mendjen pa të metë,
kurse gjuha ime është si teh shpate vetë.
Kur po flasim për vuajtjet dhe sprovat, më së miri është të citohen fjalët e Allahut:
"Diçka nuk dëshironi, por ajo mund të jenë e mirë për ju; diçka e dëshironi, kurse ajo del e keqe por ju. – Po, Allahu di, e ju nuk e dini."[1]
Armiqtë më poshtërojnë dhe më turpërojnë,
por unë në këtë nuk shikoj asnjë dëm.
Kush e njeh trimërinë dhe devotshmërinë,
nuk e dëmton dot më asnjë fyerje.
Shiko dallimin midis vargjeve të Beshar ibën Burdës dhe Ibën Abasit dhe atyre që i ka shkruar Salih ibën Abdulkudusi, kur ishte verbëruar:
Dynjaja vazhdoi të rrjedhë e qetë,
por të verbrit aty asgjë s’i ka mbet.
Përcaktimi do të ndodhë pa kurrfarë shtyrje, e pranuam ne këtë apo jo. Disa për këtë mund të gëzohen, e disa të pikëllohen.
Omer ibën Abdulazizi i kishte shkruar letër Mejmun ibën Mehranit: "Më ke shkruar për pikëllimin tënd të thellë për Abdulmelikun. Nuk e kam pritur këtë nga ti, ngase kur diçka ndodhë, atë nuk duhet mohuar dhe as kundërshtuar."