Na udhëzo në Rrugë të drejtë
Sekreti i udhëzimit
Lumturinë dhe udhëzimin e vërtetë do të kuptojë vetëm ai që e ndjek Rrugën e drejtë, të cilën na e ka lënë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe e cila na shpie në Xhenet:
"Dhe i orientuam në Rrugë të drejtë."[1]
Lumturia e atyre që janë në Rrugë të drejtë manifestohet në faktin që ata janë të sigurt në përfundim të lumtur. Njerëzit e tillë janë të lumtur në çdo moment të jetë së tyre, të lidhur me premtimin e Allahut dhe të kënaqur me caktimin e Tij. Ithtari i sinqertë i Rrugës së drejtë e di se udhëzimi është dhuratë nga Zoti dhe se këtë rrugë na e ka dëftuar i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i cili është i mbrojtur nga mëkatet, e flet vetëm të vërtetën, nuk shoqërohet me të keqen dhe është i mbrojtur nga shejtani dhe nga çdo prapësi.
"Pranë çdonjërit prej jush qëndrojnë engjëj, para tij dhe prapa tij – duke u kujdesur për të me urdhrin e Allahut."[2]
Njeriu i lumtur në Rrugë të drejtë ndjen gjithnjë gëzim ngase e di se e ka Zotin, Kuranin, të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si model. Zemra e tij është përplot dritë dhe ai di të ecë nëpër bukuritë e xhenetit duke punuar dhe duke garuar në punë të mira.
"Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ua jep atyre që do nga robërit e Tij. Kurse sikur ata do të konsideronin të tjerët të barabartë me Të, me siguri do të dështonte ajo që kanë bërë."[3]
Miku im, kush ankohet për errësirë, në zemrën time
drita Hyjnore ndrit dhe gjithandej hapë rrugë.
Prandaj, ekzistojnë dy rrugë. Njëra që shpie për në Xhenet, ndërsa tjetra që shpie për në Xhehenem. Të dy rrugët shkojnë nëpër dynja dhe në to qëndrojnë në pritë epshet. Ata që orientohen në drejtim të Xhehenemit, i dorëzohen epsheve. Të tjerët, ndërkaq, u largohen atyre dhe me ndihmën e Allahut, arrijnë te caku i tyre - Xheneti. Ai që ecë në Rrugë të drejtë, pastaj, nuk ndjen kurrfarë brenge, shqetësimi ose pikëllimi gjatë rrugës së