Edhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme
Aid el Karni
"Ju mos e konsideroni këtë si të keqe për ju; jo, kjo është më e mirë për ju."
Situata të rënda në jetë dhe konditat e këqija shpesh i sjellin të mira njeriut. Kështu, për shembull, numri më i madh i dijetarëve ka pasur status të robit në shoqëri, si Ata`u, Seid ibën Xhubejri, Katade, Buhariu, Tirmidhiu dhe Ebu Hanife.
Nga ana tjetër, numri më i madh i dinjitarëve të shkencës kanë qenë të privuar në të parët, si Ibën Abasi, Katade, Ameshi, Ibën Umu Mektumi dhe Jezid ibën Haruni, ndërsa prej dijetarëve të kohës sonë të tillë kanë qenë dijetarët si Muhamed ibën Ibrahim Ali Shejhu, Abdullah ibën Hamidi dhe Abdulaziz ibën Bazi.
Duke lexuar shumë biografi të njerëzve të shquar dhe të ditur, e kam kuptuar se të gjithë ata kanë pasur ndonjë vështirësi apo të metë në jetë. Disa kanë qenë të verbër, disa të shurdhër, disa të paralizuar dhe me të meta të ndryshme të tjera fizike. Përkundër krejt kësaj, ata kanë lënë gjurmë në histori dhe i kanë kontribuar njerëzimit në shkencë, me zbulime dhe me shpikje të ndryshme.
"O ju që besoni, - kini frikë nga Allahu dhe besoni të Dërguarit të Tij, Ai do t?u dhurojë shpërblim të dyfishtë, e do t?u japë dritë me anë të së cilës do të ecni dhe do t?ua falë mëkatet ? ngase Allahu falë dhe është Mëshirues."
Nuk qëndron gjithçka në një diplomë të pranuar dhe të njohur ndërkombëtarisht që e arrin njeriu. Për këtë arsye njeriu nuk duhet të brengoset shumë, nëse nuk është magjistër, doktor apo shkencëtar. Njerëzit e zakonshëm mund të ndihmojnë më shumë dhe më fuqishëm komunitetin musliman.
Distancat i kalojnë dhe majat i pushtojnë vetëm ata që kanë ambicie të mëdha. Madje edhe nëse i shikojmë njerëzit e tanishëm me famë në fe dhe misionarë të shquar, do të shohim se nuk kanë ndonjë diplomë të posaçme, por sa shumë kanë ndikuar në botën tonë. Ata janë, për shembull, Ibën Bazi, Malik ibën Nebiu, Abas el-Akadi, Tantavi, Ebu Zehra, Mevdudi, Nedevi e shumë të tjerë.
Prandaj, askush nuk është lënë anash dhe është mbrojtur nga sprovat dhe vështirësitë, madje as gjinitë dhe dijetarët më të shquar.
Shpirti mëkatar nxihet prej mëkateve,
edhe pse e mësoi nga përvoja dhe dituria.
Nga ana tjetër, shumë njerëz me diploma të larta kurrë nuk kanë bërë asgjë të rëndësishme për të mirën e njerëzimit. Prandaj në Kuran thuhet:
"E sa shumë popuj para tyre i kemi shkatërruar! A mos e sheh ndonjë prej tyre dhe mos e dëgjon ndonjë zë të dobët prej tyre?"
Kënaqësia me atë çfarë ke është pasuria më e madhe.
Në një hadith autentik thuhet: ?Ji i kënaqur me atë që ta ka dhënë Allahu, do të jesh njeriu më i pasur.?
Ji i kënaqur me familjen, pagën, makinën, fëmijët, punën dhe gjithçka tjetër që ke, do të jesh njeriu më i lumtur dhe më i qetë.
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: ?Pasuri është pasuria e shpirtit.?
Kjo konfirmon që lumturinë nuk e sajojnë fama apo pasuria e as pozita, porse qetësia e shpirtit dhe rehatia.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) po ashtu ka thënë: ?Allahut i pëlqen kur robi i pasur është i devotshëm edhe nëse krenohet me pasuri.?
Ndërsa duke u lutur për njerëzit, i Dërguari ka deklaruar: ?Zoti im, bëji të pasur shpirtërisht.?
Një njeri më ka treguar se si një vozitës i zakonshëm i taksisë e kishte befasuar duke e lënë pa fjalë. Në të vërtetë, vozitësi e kishte vozitur prej aeroportit deri në shtëpi. Gjatë gjithë kohës ishte në qejf, e përmendte dhe falënderonte Allahun. Kur njeriu e pyeti për jetën, vozitësi i tregoi se duhet t?i mbajë dy familje, se ka tetë fëmijë dhe se jeton me ta në një shtëpi të vjetruar. Pos të gjithave, ishte tejet i relaksuar, i pabrenga dhe i kënaqur me atë që ia jepte Allahu. Ishte e jashtëzakonshme të krahasohet ai dhe njerëzit të cilët kishin miliona e miliarda. Ata janë në brenga dhe në shqetësime ditë e net, gjersa ky taksist i varfër ishte aq i qetë dhe i lumtur. Krejt kjo është dëshmi që paraja nuk nënkupton lumturi.
Është një tregim i njohur për një tregtar të madh dhe të pasur i cili kishte pallate luksoze dhe pasuri të pafundme, por karakterizohej me mungesë edukate, natyrë të vrazhdë dhe ashpërsi në sjellje. Në fund vdiq i vetëm në një dhomë të vogël, larg familjes së tij i pakënaqur që Allahu nuk i ka dhënë edhe më shumë.
"Mua ma lë atë të cilin e kam dalluar prej të tjerëve dhe i kam dhënë pasuri të madhe, edhe djem që janë bashkë me të, edhe famë i dhashë ? e akoma dëshiron ta shtojë! Assesi! Ai, vërtet, i kundërvihet ajeteve Tona."
Arabët e vjetër, beduinë, kishin një ilaç të mrekullueshëm kundër shqetësimit dhe vështirësive, e ai është largimi nga mjedisi urban në natyrë dhe në pastërtinë e shkretëtirës.
Kur ujku hungërin, me kaplon njëfarë gëzimi,
kurse do të ikja kokë e kryer, njerëzit kur zhurmojnë.
Dihet që shoku i shquar i të Dërguarit Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka jetuar në shkretëtirë.
Dijetari i mirënjohur Sufjan eth-Thevri ka deklaruar: "Sa do të dëshiroja të kisha jetuar në ndonjë humbëtirë ku nuk më njeh asnjeri."
Në një hadith thuhet: ?Është afruar koha kur për muslimanët do të jetë më mirë t?i ruajnë bagëtitë nëpër male dhe pyje duke ikur me besimin e vet nga hutimi.?
Kur të vijë koha e hutimit, për besimtarin është më mirë të ikë prej tyre. Kështu ka vepruar Ibën Omeri, Usame ibën Zejdi dhe Muhamed ibën Muslimi kur qe vrarë kalifi Othman (Allahu qoftë i kënaqur me të).
Njohë shumë njerëz të cilët janë goditur nga të këqijat, vështirësitë, shqetësimi dhe brenga për shkak të largësisë nga Allahu. Numri më i madh i tyre ka arritur të mira të mëdha, begati dhe pasuri me mëshirën e Allahut, por në këtë luks kanë humbur vetën, e kanë harruar Zotin, e kanë lënë anash namazin dhe kanë filluar të mëkatojnë. Pastaj Allahu ua ka marrë shëndetin e pasurinë dhe i ka sprovuar më varfëri edhe brenga. Kështu që vuajtjet dhe sprovat e tyre nuk kishin fund.
"Kurse ai që e kthen shpinën nga Libri Im, do të jetojë një jetë të rëndë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër."
"Kjo ngase Allahu nuk e privon nga mirëqenia popullin, të cilit ia ka dhuruar ? përderisa vetë ai nuk ndryshon ? ndërsa Allahu dëgjon çdo gjë dhe di gjithçka."
"Çfarëdo e keqe që u vjen, ajo është për shkak të mëkateve që i keni merituar, madje Ai shumë prej tyre edhe i falë."
"E sikur të qëndronin në Rrugë të drejtë, ne do t?ua shuanim etjen me ujë të bollshëm."
Do të dëshiroja të kisha ndonjë magji dhe me të t?i largoj të gjitha frikat dhe brengat tua, por nga ta marrë?
Megjithatë, do ta jap një këshillë të sinqertë dhe efikase që e kanë preferuar njerëzit e shquar të shkencës dhe të fesë, e ajo është të jesh rob i Krijuesit tënd, të jesh i kënaqur me furnizimin dhe përcaktimin e Tij, të jesh modest në këtë botë dhe të mos kesh shpresë të gjatë.
Jam habitur shumë me Viliam Xhejmsin, psikologun e njohur amerikan, më saktë një prej themeluesve të kësaj shkence, i cili kishte deklaruar: "Ne, mendojmë vetëm për atë që nuk e kemi, ndërsa nuk e falënderojmë Zotin për atë që e kemi. Shikojmë anën e errët të jetës sonë, e jo atë të ndritshme. Pikëllohemi për atë që nuk e kemi, ndërsa nuk jemi të lumtur për atë që e kemi."
"Nëse jeni mirënjohës, Unë, me siguri, do t?u jap edhe më shumë."
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte recituar këtë lutje: ?Zoti im, mbështetem tek Ti nga shpirti i pangopur.?
Në një hadith thuhet: ?Kush zgjohet me ahiretin si brengën e vetme, Allahu do t?i ofrojë prehje, ndjesi të pasurisë në zemër dhe do t?ia nënshtrojë dynjanë. Kurse kush zgjohet me këtë botë si brengën e vetme, Allahu do t?i japë shqetësim, do ta bëjë që ta shikojë vetëm varfërinë, kurse nga kjo botë do të marrë vetëm aq sa i është përcaktuar.?
"Kurse nëse i pyet: Kush e krijoi qiellin dhe Tokën dhe kush i nënshtroi Diellin e Hënën? ? me siguri do të deklaronin: Allahu! Andaj, ku po largohen?"