Situatat e rënda dhe vështirësitë e forcojnë zemrën e njeriut. Për shkak të tyre njeriut i falen mëkatet dhe e asgjëson egoizmin dhe vetëkënaqësinë e tij. Vështirësitë e thyejnë mendjemadhësinë e njeriut, e mbrojnë nga kotësia dhe harresa. Ato zgjojnë mirësinë dhe ndjeshmërinë te njerëzit. Atëherë recitohen shumë lutje, i lutet me përulje Lavdiplotit, i dorëzohet me bindje Zotit Një dhe Fuqiplotë.
Nëse mendojmë më me kujdes për fenomenin e vuajtjes, do të shohim që në të, pos vështirësive dhe dhembjes, fshihen edhe shumë gjëra të dobishme si paralajmërimet për mënyrën e jetës ose gabimet eventuale që i kemi kryer, ringjallja e dhikrit, të kujtuarit e Zotit të Madhërishëm, gatishmërisë të kapemi fyt-a-fyt me sfidat dhe vështirësitë, durimit të përulur, brengosjes e cila na nxitë të mendojmë për veprat e kryera dhe qortimi i vetvetes, që e bëjnë aq rrallë.
Madje, vështirësitë na largojnë nga zhytja në këtë botë, robërimi i plotë i asaj që është kalimtare dhe brengës së paarsyeshme për anën materiale të jetës. Assesi nuk duhet harruar edhe atë që Allahu i Madhërishëm dhe Mëshirëplotë për shkak të dhembjes dhe pikëllimit falë mëkate, kalon mbi veprat e këqija, dhe kështu na tregon për mirësinë dhe kujdesin e Tij të pafund.