Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit
Aid el Karni
Xhorxh Bush në memoaret e tij, në librin ?Një hap para?, deklaron: "Kur po prezantoja në funeralin e presidentit të Bashkimit sovjetik Brezhnjev, në Moskë, e ndjeva sa funeral i mërzitshëm dhe i zymtë ishte ai, në të cilin nuk mund të ndjehej asnjë shpirt dhe besim."
Në realitet, Bush ishte katolik, Brezhnjevi ateist.
"Ti me siguri do të zbulosh që armiqtë më të egër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe politeistët; e gjithsesi do të zbulosh se miqtë më të afërt të besimtarëve janë ata që deklarojnë: Ne jemi të krishterë, ngase në mesin e tyre ka priftërinj dhe murgj dhe asi që nuk mburren."
Shikoje se si Bushi, ndonëse edhe vetë në rrugë të gabuar, e kishte hetuar të keqen e ateizmit. E si do të ishte sikur do të kishte kuptuar Islamin?!?
"Kurse ai që e pëlqen ndonjë fe tjetër pos Islamit, nuk do t?i pranohet dhe ai në botën tjetër do të pësojë."
Kjo më kujtoi Ibën Tejmijen, dijetarin e madh të Islamin, kur fliste për betaihijtë (një sekt i humbur sufist) dhe kur një ithtar i tyre e kishte pyetur Ibën Tejmiun me shpoti: "Si qëndron puna, o Ibën Tejmije, që kerametet tona në prezencën tuaj nuk kanë sukses, ndërsa kur shkojmë te mongolët, te tatarët, këto keramete shfaqen fare qartë?"
"E di cili është dallimi midis neve, juve dhe Tatarëve? Ne jemi si kuaj të bardhë, e ju si të larmë, kurse Tatarët si të zinj. Ngjyra e larme, kur krahasohet me të zezën, duket e ndritshme, ndërsa kur krahasohet me të bardhën, duket e errët. Ju e keni vetëm një pjesë të vogël të dritës, andaj kur shkoni te errësira e jobesimtarëve, kjo ju duket si dritë e vërtetë, ndërsa kur të vini te ne dhe e shikoni dritën e pasuesve të sunetit, shfaqet tërë errësira dhe zija e juaj. Ky është dallimi midis neve, juve dhe tatarëve ", i tha Ibën Tejmije.
"Ndërsa ata fytyrat e cilëve do të jenë të bardha, do të jenë nën mëshirën e Allahut, në të do të qëndrojnë përgjithnjë."